14.8 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Erdogan, mesazh urimi Metës: Turqia vazhdon mbështetjen për Shqipërinë

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, një mesazh urimi me rastin e marrjes së detyrës…

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, një mesazh urimi me rastin e marrjes së detyrës.

Zyra e shtypit të Presidencës së Shqipërisë njofton përmes një komunikate se Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga homologu turk me rastin e marrjes zyrtarisht të detyrës së presidentit të vendit.

Në komunikatë theksohet gjithashtu se Presidenti Erdogan, në telegramin e tij të urimit, shpreh besimin se Presidenti Meta do të vazhdojë përpjekjet e tij për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionale e vëllazërore në çdo fushë ndërmjet dy vendeve.

“Në emrin tim personal dhe të popullit tim, ju uroj nga thellësia e zemrës për detyrën e re si President i Republikës së Shqipërisë. Kam besimin e plotë që, ashtu si gjatë detyrës suaj si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, edhe gjatë detyrës si President i Republikës së Shqipërisë, do të vazhdojnë përpjekjet tuaja të vyera për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionale, vëllazërore dhe miqësore në çdo fushë ndërmjet dy vendeve tona. Dëshiroj të theksoj kënaqësinë time ndërsa shoh zhvillimet që ka bërë Shqipëria në rrugën drejt integrimin evropian, si dhe progresin e shënuar në fushën e demokracisë dhe të zhvillimit. Mbështetja e Turqisë për Shqipërinë në këtë rrugë do të vazhdojë”, shkruan Presidenti Erdogan në mesazhin e tij drejtuar Presidentit Meta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit