2.6 C
Pristina
Sunday, November 10, 2024

Erdoğan: Masa të reja do të vendosen nëse qytetarët nuk u përmbahen rregullave COVID-19

Më të lexuarat

logo
logo

×

KORONAVIRUSI

Erdoğan: Masa të reja do të vendosen nëse qytetarët nuk u përmbahen rregullave COVID-19

“Ne kemi vendosur të vazhdojmë të zbatojmë masat aktuale (të normalizimit) nëpër qytetet tona dhe të monitorojmë nga afër zhvillimet”, tha presidenti Erdoğan pas takimit të kabinetit të kompleksit presidencial

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı   |15.03.2021

Erdoğan: Masa të reja do të vendosen nëse qytetarët nuk u përmbahen rregullave COVID-19

Foto: Mustafa Kamacı/AA

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij mund të vendosë kufizime të reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) nëse qytetarët nuk u përmbahen rregullave, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne kemi vendosur të vazhdojmë të zbatojmë masat aktuale (të normalizimit) nëpër qytetet tona dhe të monitorojmë nga afër zhvillimet”, tha presidenti Erdoğan pas takimit të kabinetit të kompleksit presidencial.

Erdoğan paralajmëroi se kufizimet e reja janë “të pashmangshme” nëse qytetarët nuk u përmbahen masave parandaluese COVID-19.

Në muajin janar, Turqia nisi një fushatë masive të vaksinimit kundër koronavirusit, ndërsa më 1 mars filloi një normalizim gradual nga kufizimet e koronavirusit.

Erdoğan njoftoi se 11.5 milionë doza të vaksinës janë administruar në të gjithë vendin, prej të cilave rreth 7.94 milionë doza të para dhe rreth 3.57 milionë doza të dyta.

Presidenti turk tha se vendi do të vazhdojë të marrë vaksina nga jashtë derisa vaksina e saj e zhvilluar në vend do të jetë gati për përdorim

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit