0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Erdogan: Marrëveshja e Grurit, një sukses diplomatik!

Më të lexuarat

Deklarata, pasi anija e parë me misër u nis nga Odessa për në Liban

Marrëveshja për eksportin e drithit nga Ukraina e nënshkruar nga Turqia, Rusia, Ukraina dhe OKB-ja është rezultat i suksesit diplomatik të Ankarasë, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Të gjithë e pranojnë se hapat e ndërmarra për të kapërcyer krizën e grurit të Ukrainës, të cilën bota po e shikon nga afër, janë një meritë për vendin tonë,” tha Erdogan në një fjalim pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin turk.

“Kjo ndërmarrje e nisur nën drejtimin e vendit tonë është një sukses i rëndësishëm diplomatik”.

Nën flamurin e Sierra Leone

Deklarata e tij erdhi pasi anija e parë e ngarkuar me grurë u largua nga porti ukrainas i Odesës për në Liban më herët të hënën.

Anija pritet të jetë në Stamboll më 2 gusht, nga ku do të vazhdojë udhëtimin për në Liban pas kontrolleve të caktuara në metropolin turk. Anija, nën flamurin e Sierra Leone, është e ngarkuar me misër.

Me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së, Ukraina dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje në Stamboll më 22 korrik për rivendosjen e dërgesave të grurit nga portet e Detit të Zi.

Sipas marrëveshjes, u krijua një qendër koordinimi për të kryer inspektime të përbashkëta në hyrje-daljet e porteve, duke garantuar sigurinë e rrugëve. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit