1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Erdoğan kundërshton akuzat rreth Ajasofjas

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se akuzat kundër vendit të tij rreth Ajasofjas drejtpërdrejt synojnë sovranitetin e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit të një xhamie në Stamboll, Erdoğan tha se Turqia gjithmonë do të mbrojë të drejtat e myslimanëve dhe pakicave që jetojnë në vend.

Një gjykatë turke do të njoftojë verdiktin e saj për shndërrimin e strukturës së shekullit të 6-të në një xhami.

Ajasofja u përdor si kishë për 916 vite. Në vitin 1453, ajo u shndërrua në xhami nga Sulltan Mehmeti II kur Perandoria Osmane çliroi Stambollin.

Pas restaurimit gjatë epokës osmane dhe ndërtimit të minareve nga arkitekti Mimar Sinan, Ajasofja u bë një nga veprat më të rëndësishme të arkitekturës botërore.

Në periudhën e Republikës Turke ajo u bë muze.

Ka pasur kritika mbi këtë veprim në disa qarqe, ndërsa sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, lëshoi një deklaratë të mërkurën duke i kërkuar qeverisë turke që të ruajë statusin e muzeut.

Ankaraja zyrtare ka pohuar se shndërrimi i mundshëm i Ajasofjas në xhami është çështje e brendshme e Turqisë.

Presidenti turk theksoi se ka 435 kisha dhe sinagoga në Turqi ku të krishterët dhe hebrenjtë mund të luten.

Erdoğan tha se ka mijëra vende historike të adhurimit që u përkasin periudhave dhe civilizimeve të ndryshme, veçanërisht Göbekli Tepe, i cili konsiderohet tempulli i parë i krijuar nga njerëzimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit