0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Erdogan: Kudsi është sprovë për të gjithë muslimanët e botës

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan vlerësoi popullin turk për qëndrimin e tij të fortë dhe mbrojtës rreth statusit të Kudsit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në video-mesazhin e Vitit të Ri, Erdoğan tha se çështja e Kudsit është bërë një sprovë për të gjithë muslimanët e botës.

Presidenti Erdoğan në mesazhin e tij me rastin e Vitit të Ri gjithashtu theksoi se forcat turke të sigurisë gjatë vitit të kaluar kanë bërë hapa të mëdha në luftën kundër organizatave terroriste FETO, PKK/PYD dhe DEASH.

Ai tha se Turqia gjithashtu i është kundërshtuar edhe sulmeve të shumta të ashpra nga jashtë ndaj ekonomisë së saj dhe në tre tremujorët e parë arriti një rritje ekonomike prej 7.4 për qind.

Duke theksuar se për vizita zyrtare ka udhëtuar në 25 vende, Erdoğan tha se institucionet turke kanë treguar sukses të lakmueshëm në promovimin e Turqisë në skenën ndërkombëtare.

“Prioriteti ynë strategjik është zvogëlimi i varësisë nga burimet e huaja dhe prandaj ne do të vazhdojmë me vendosmëri projektet e zhvillimit të energjisë, të mbrojtjes dhe të teknologjisë”, tha Erdoğan.

Kujtojmë se në fillim të dhjetorit, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump solli ​​vendimin e diskutueshëm për të njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit, duke nxitur një valë të re tensionesh në Lindjen e Mesme. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) miratoi një rezolutë me të cilën vendimin e Trump e shpalli si ligjërisht të pavlefshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit