0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Erdogan: Kryebashkiaku i Brukselit ti lërë gjepurat dhe të merret me pastrimin e rrugëve

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u përgjigj ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të bashkisë së Brukselit, Yvan Mayeur, i cili kishte thënë se “nuk do të lejonin organizimin e mbledhjeve apo tubimeve në mbështetje të Erdoanit”.

“Nëse autoritetet belge janë aq të forta, le të urdhërojnë. Unë shkoj për samit (NATO), jo për gjepura. Ajo që bën ai, është dërdëllitje”, tha Erdoan në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në aeroportin e Ankarasë “Esenboğa” para se nisej për një vizitë në Kinë.

“Kryetari i Bashkisë së Brukselit nuk është anëtar i NATO-s; nuk është dikush që i takon të flasë në emër të NATO-s. Ai le të shikojë punën e tij; të mendojë si të pastrojë rrugët e Brukselit. Për këto punë le të flasin ata që kanë marrë përsipër përfaqësimin e NATO-s në Belgjikë. Unë nuk shkoj të vizitoj as Bashkinë e Brukselit dhe as autoritetet belge. Unë shkoj në samitin e NATO-s. Nëse ia mban të thotë “Unë nuk e fus Erdoanin në samitin e NATO-s”, atëherë autoritetet belge le të veprojnë (nëse kanë fuqi). Unë shkoj për samit, nuk shkoj për gjepura. Ajo që bën ky (Yvan Mayeur) është dërdëllitje. Përse është NATO? Përse ekziston NATO nëse nuk do të angazhohet në luftën kundër terrorizmit. Të gjitha këto çështje do ti diskutojmë në samitin e NATO-s”,- tha Erdoan në përgjigje të pyetjes së një gazetari, i cili i kujtoi deklaratat e Kryetarit të Bashkisë së Brukselit.

Presidenti Erdoan do të marrë pjesë në samitin e NATO-s që do të mbahet më 25 maj në Bruksel.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit