3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Erdoğan: Kriza e referendumit kurd, tentativë për t’i “ngulur thikën” rajonit

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Erdoğan tha se kriza e referendumit të mbajtur në veri të Irakut është tentativë për t’i “ngulur thikën” rajonit

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se kriza e referendumit të mbajtur në veri të Irakut nga Administrata Rajonale Kurde (ARK) është tentativë për t’i “ngulur thikën” rajonit dhe se nuk do të lejojnë urrejtje në rajon përmes mosmarrëveshjeve etnike dhe sektare, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kriza e referendumit në veri të Irakut është tentativë për t’i ngulur një thikë të re rajonit tonë. Kjo çështje nuk ka të bëjë me të drejtat e kurdëve, por ka të bëjë se a do të bëhemi pjesë e lojës së atyre që duan t’i shtyjnë kurdët, arabët, turkmenët, grupet e tjera dhe shtetet përreth në një grindje dhe konflikt, i cili nuk ka fund. Ne nuk do të lejojmë një greminë të tillë, në të cilën nxitet urrejtje përmes mosmarrëveshjeve etnike dhe sektare”, tha Erdoğan, në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit