11.9 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Presidenti Erdoğan dënon sulmin në Las Vegas

Më të lexuarat

“Dënoj ashpër sulmin terrorist të përjetuar në Las Vegas të SHBA-ve. Në emër të popullit turk shpreh ngushëllimet për popullin amerikan dhe kryesisht për familjarët të cilët kanë humbur të afërmit e tyre”

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke dënuar sulmin në Las Vegas të SHBA-ve ka shprehur ngushëllimet në emër të popullit turk për popullin amerikan dhe kryesisht për familjarët të cilët kanë humbur të afërmit e tyre në këtë sulm, raporton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në Twiter, Presidenti Erdoğan, ka bërë një postim në turqisht dhe në anglisht duke shprehur ngushëllimet për ngjarjen e përjetuar në Las Vegas të SHBA-ve.

“Dënoj ashpër sulmin terrorist të përjetuar në Las Vegas të SHBA-ve. Duke uruar që ngjarje të tilla kurrë të mos ndodhin përsëri, në emër të popullit turk shpreh ngushëllimet për popullin amerikan dhe kryesisht për familjarët të cilët kanë humbur të afërmit e tyre në këtë sulm”, është shprehur Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit