0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Erdoğan kritikon ashpër kërkesën rreth Kuranit në Francë

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka shprehur kritika të ashpra ndaj kërkesës skandaloze të shkrimtarëve francezë dhe politikanëve të caktuar, përfshirë edhe ish-presidentin Nicolas Sarkozy, për të hequr fragmente të caktuara nga Kurani, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ditë më parë në Francë doli një grup i cili, duke publikar një manifest, ka kërkuar të hiqen disa ajete nga Kurani. Është e qartë se ata që kanë shprehur këtë, nuk dinë rreth Kuranit, por, vallë, a kanë lexuar ndonjëherë në jetën e tyre librat si Inxhili, Tevrati apo Zeburi? Po t’i kishin lexuar, me siguri do të kishin kërkuar edhe ndalimin e këtyre librave”, tha Erdoğan në një mbledhje të grupit parlamentar të partisë së tij (AK).

“Ne bëhemi të këqinj sa herë që paralajmërojmë vendet e perëndimit për islamofobinë, për armiqësinë kundër Turqisë, kundër të huajve apo racizmin. Kush jeni ju që sulmoni vlerat tona të shenjta? Ne e dimë se sa të ulët jeni ju. Sepse ju e keni bërë këtë dhe e bëni në çdo vend. Ne nuk ju njohim vetëm sot. Por, pavarsisht këtyre gjërave që ju bëni, ne nuk do të sulmojmë me të njëjtën gjuhë shenjtërive tuaja, sepse ne nuk jemi të ulët si ju”, shtoi presidenti turk.

Erdoğan ka vënë theksin se as vetë regjimi nuk ka ofruar shërbimet që Turqia ka ofruar për popullin sirian në 7 vite.

Ndryshe, më 22 prill, në gazetën Le Parisien u publikua një manifest për “heqjen e disa ajeteve me arsyetimin se përhapin ide të dhunës dhe antisemitizmit”, e cila u nënshkrua nga 300 shkrimtarë dhe politikanë, përfshirë edhe ish-presidentin Sarkozy.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit