Vazhdoni të ndihmoni austriakët. Ata mund të mos na kuptojnë, por ne i kuptojmë ata.
Ne e duam krijimin falë Krijuesit, pavarësisht nga feja ose sekti i tyre. Vetëm të qenit njeri është e mjaftueshme për t’i dashuruar ata. Dhe unë e di që ju keni vuajtur nga probleme serioze në Austri dhe ende jeni duke vuajtur, dhe faji juaj i vetëm është fakti që jeni muslimanë. Por për ne, të jesh musliman është diçka për të cilën krenohemi.
Ne kemi luftuar terrorin për një kohë të gjatë dhe po merremi me të edhe sot.
Unë besoj se kudo që të jeni do të përfaqësoni paqen dhe të mirën.
Unë dua t’ju falënderoj në emrin tim, familjen time dhe kombin tonë. Ju përcjell shumë dashuri”, u tha Erdogan dy bashkëkombasve të tij. KosovaPost.net
https://www.facebook.com/kosovapost16/videos/370718194166066