1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Erdoğan: Kauza e Kudsit është kauzë e të gjithë muslimanëve

Më të lexuarat

Nën drejtimin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është mbajtur sot në pallatin e qendrës së kongreseve në Stamboll mbledhja e Jashtëzakonshme e Konferencës së Samitit Islamik të Organizatës Bashkëpunimit Islamik (OBI).

 

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se kauza e Kudsit është kauzë e të gjithë muslimanëve, dhe se Kudsi është një qytet i bekuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Nën drejtimin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është mbajtur sot në pallatin e qendrës së kongreseve në Stamboll mbledhja e Jashtëzakonshme e Konferencës së Samitit Islamik të Organizatës Bashkëpunimit Islamik (OBI).

“Ne sot i themi ‘ndal” atyre që dëshirojnë ta mbysin në gjak dhe lot rajonin tonë. Në takimin tonë, thërrasim me zë të lartë që vëllezërit tanë palestinezë nuk janë kurrë të vetëm në luftën e tyre. Dëshiroj të shpreh edhe njëherë që duhet të dihet nga të gjithë se kauza e Kudsit është kauzë e të gjithë muslimanëve dhe se Kudsi është një qytet i bekuar saqë nuk mund të lihet në mëshirën e një shteti terrorist që i ka duart e lyera me gjakun e mijëra palestinezëve të pafajshëm”, tha Erdoğan.

Si kryetar i radhës së samitit, Erdoğan, falënderoi përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse të cilët i janë përgjigjur thirrjes në një kohë të shkurtër.

“Sot kalimi në veprim për palestinezët e masakruar barbarisht nga Izraeli, do të thotë t’i tregohet të gjithë botës se humanizmi nuk ka vdekur. T’i dalësh sot në mbrojtje Kudsit, do të thotë t’i dalësh në mbrojtje paqes, njerëzisë, sepse Kudsi është nderi, memoria e përbashkët, trashëgimia e përbashkët e të gjithë muslimanëve. Në të njëjtën kohë Kudsi është edhe qyteti i bekuar i të tria feve abrahamike”, u shpreh presidenti i Turqisë.

Pasi ka rikujtuar se Izraeli ka martirizuar brutalisht 62 palestinezë duke përfshirë gra dhe fëmijë të cilët rezistuan vetëm me duar për të mbrojtur të drejtat e tyre demokratike presidenti Erdoğan tha se “Si rezultat i sulmeve të Izraelit janë plagosur edhe 2.700 palestinezë nga të cilët një pjesë e tyre në gjendje të rëndë. Po e shpreh hapur se ajo që Izraeli po kryen është banditizëm, brutalitet dhe terror shtetëror”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit