Presidenti i Turqisë dhe njëkohësisht kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Rexhep Tajip Erdoan mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi se “Jerusalemi është një vijë e kuqe për myslimanët”.
Presidenti i Turqisë dhe njëkohësisht kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Rexhep Tajip Erdoan mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.
Duke e bërë të ditur se lajmi që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit e shqetësuan shumë, Presidenti Erdoan reagoi me këto fjalë: “Zt. Trump, Jerusalemi është një vijë e kuqe për myslimanët. Kjo mund të çojë deri në ndërprerjen e marrëdhënieve tona diplomatike me Izraelin. Ju nuk mund të hidhni një hap të tillë. A i kanë përfunduar të gjitha punët Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe merren vetëm me këtë? A mori fund lufta kundër DAESH-it dhe ka mbetur vetëm kjo çështje për tu shqyrtuar?”
Kreu i shtetit turk gjithashtu bëri të ditur se Turqia si kryesuesja e radhës e Organizatës të Bashkëpunimit Islamik do ta ndjekin këtë çështje deri në fund, ndërsa shtoi se “Nëse ju ndërmerrni hapa të tilla, ne brenda disa ditëve do të mbledhim një samit të liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll”.