4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Erdoğan: Jemi të vendosur për ndjeshmërinë e statusit të Kudsit Lindor dhe shenjtërinë e xhamisë Al-Aksa

Më të lexuarat

Duke folur për problemet në rritje të islamofobisë në botë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se nuk duhet lejuar që Evropa të bëhet kamp përqendrimi për 35 milionë muslimanët që jetojnë atje, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan foli në hapjen e konferencës së 16-të të Unionit Parlamentar të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (ISIPAB) në Pallatin Dolmabahçe dhe me këtë rast u ndal në zhvillimet aktuale.

Duke folur për pandeminë, ai rikujtoi se në atë periudhë Turqia ka shpërndarë ndihma në 160 vende dhe 12 organizata ndërkombëtare dhe se ka shpërndarë vaksina në 11 vende.

Erdoğan foli edhe për çështjen palestineze.

“Lufta për Kudsin nuk është vetëm luftë e një grushti muslimanësh të guximshëm, por një luftë e përbashkët e të gjithë botës muslimane”, tha Erdoğan, duke shtuar: “Ne jemi të vendosur kur bëhet fjalë për ndjeshmërinë ndaj statusit të Kudsit Lindor dhe shenjtërinë e xhamisë Al-Aksa.

Ai tha se ishte e padrejtë dhe e paskrupullt t’u ngarkohej palestinezëve sot çmimi i gjenocidit kundër hebrenjve në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Si pasardhës të paraardhësve që sunduan Kudsin me drejtësi për 400 vjet, ne nuk duam të shohim gjak, lot dhe dhunë në Palestinë”, tha Erdoğan.

Ai nënvizoi se rruga drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm qëndron në krijimin e një shteti palestinez të pavarur, sovran dhe territorialisht të integruar në kufijtë e vitit 1967 me Kudsin si kryeqytet.

Duke vënë në dukje problemin e krizës së migracionit, Erdoğan tha: “Në fakt, vendet si ne, që janë fqinjë të rajoneve të krizës, mbajnë barrën reale kur bëhet fjalë për migracionin dhe refugjatët dhe jo vendet perëndimore të zhurmshme”.

Presidenti Erdoğan tha se muslimanët sot, përveç problemeve të pandemisë së koronavirusit dhe krizave humanitare, duhet të luftojnë edhe problemin e islamofobisë në rritje.

“Ne nuk mund të lejojmë që Evropa, shtëpia e 35 milionë muslimanëve me prejardhje të ndryshme, të bëhet një kamp përqendrimi për vëllezërit tanë”, tha Erdoğan.

Sa i përket Afganistanit, Erdoğan tha se dëshira e përbashkët është të arrihet paqe dhe stabilitet i qëndrueshëm në Afganistan.

“Ne nuk duhet t’ia kthejmë shpinën popullit afgan”, tha presidenti turk.

Ai shtoi në fund se është i zhgënjyer nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së për mospërmbushjen e përgjegjësive të saj lidhur me krizën në Siri. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit