1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Erdogan inauguron tunelin që lidh Turqinë me Kaukazin

Më të lexuarat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia shquhet si shteti me infrastrukturën më gjithëpërfshirëse, më të re dhe më moderne zhvillimore mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.


Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia shquhet si shteti me infrastrukturën më gjithëpërfshirëse, më të re dhe më moderne zhvillimore mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.

Presidenti Erdogan, nëpërmjet lidhjes direkt nga Kompleksi Presidencial mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tunelit Pirinkayalar në Erzurum, i cili do të lidhë Turqinë me Kaukazin.

“Uroj që tuneli ynë Pirinkayalar të jetë për të mirën e rajonit tonë”, tha Erdogan dhe shtoi: “Me rrugën e lidhjes (tunelit), ky projekt, gjatësia totale e të cilit po i afrohet 3.4 kilometrave, do të sigurojë që qarkullimi mes Erzurumit dhe Artvinit të jetë i shpejtë, i sigurt dhe i pandërprerë. Gjithashtu do të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit duke ulur emetimet e karbonit, si dhe do të kursyeje afro 18 milionë lira për vendin tonë. Rruga midis Erzurumit dhe Artvinit, të dyja me potencial të lartë turistik, do të sjellin mundësi të reja. Gjithashtu do të lehtësohet trafiku transit drejt Kaukazit nëpërmjet të dy qyteteve.”

Duke theksuar se qëllimi i tyre është ta bëjnë Turqinë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë dhe të kenë një dominim më efektiv në sistemin e menaxhimit global, Erdogan tha: “Turqia shquhet si shteti me infrastrukturën më gjithëpërfshirëse, më të re dhe më moderne të zhvillimit midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim”.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit