-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

ERDOGAN, I FRIKSHEM NE PREMTIME

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë jo gjithmonë i ka ecur jeta vaj. Për të arritur në këtë nivel pushteti ku është sot. Ai ka punuar fort dhe është sfiduar edhe më fort.

Në fillim të viteve 2000 ai mori pushtetin me një parti që kishte vetëm pak muaj që e kish themeluar. Por pastaj u detyrua për pak muaj të braktisë postin e Kryeministrit. Sepse Laiket që mbanin pushtetin prej rreth 70 vitesh e më shumë, e futën në burg, për shkak të deklaratave të tij Islame. Akuza ishte se ato janë kundër Laicizmit të Shtetit.
Kaloi nëpër shumë kërcënime dhe orvatje për eleminimin e tij fizikisht, nëpërmjet atentateve. Thuhet se është presidenti i parë në botë me më shumë orvatje për atentate ndaj tij, me rreth 300 orvatje brenda 20 vitesh.
Tejkaloi me sukses të paktën dy grushte shteti tëpër të rrezikshme. Grushin e shtetit Juridik, nëpërmjet Gjykatave dhe protestave në Gezi Park. Pastaj edhe me rrezikshëm Grushtin Ushtarak të vitit 2016 ku pati humbje të mëdha jete, në rradhët e civilëve dhe organeve të sigurisë publike.

I FRIKSHEM NE PREMTIME

PO E THA, E BEN..

Kështu e njohin Erdogan në qarqet e brendshme të politikës. Por edhe në opinionin publik. Madje për këtë kanë filluar t`i druhen edhe shumë presidentë të shteteve te fuqishme, si Biden apo Makron, ta respektojnë të tjerë presidentë, si Putin dhe Shi Jin Ping, Urbain dhe Edi Rama (kryeministër).

Por le të paraqesim disa premtime të mbajtura të Presidentit Erdogan dhe partisë së tij AKP gjatë dhjetë vjecarit të fundit, kur Turqia kish filluar të ecë me këmbët e veta. Pra nga 2011 e këndej.

1. Arsimimi. Turqia kishte rreth 52 Universitete. Premtimi elektoral i atëhershëm ishte te të ndërtohej nga një Universitet në cdo rreth dhe qytet ne Turqi. Tashmë janë themeluar 230 universitete në të gjithë Turqinë.

2. Shëndetesia. Premtimi ishte që të ndertoheshin 40 komplekse Spitalore të mëdha, e spitale të specializuara në cdo qytet. Qëllimi u arrit ne 90 %. Spitalet e specializuara u ndërtuan në cdo qytet. Ndërsa rreth 35 prej këtyre komplekseve Spitalore u ndërtuan.

3. Tregtia e jashtme.. Nga 200 miliardë dollare që ishte në 2011, e coi atë në 1.2 triliardë Dollarë në vitin 2022. E synimi është në 2 deri 2.5 triliardë dollarë në mandatin e ardhshëm.

4. Ushtria dhe mbrojtja. Nga një ushtri që blinte armatime nga jashtë, duke filluar që nga municionet e armët e lehta, deri tek sistemet e avancuara të mbrojtjes. Turqia këto dhjetë vitet e fundit është bërë më shumë se 90 % e pavarur nga sigurimi i armatimeve nga jashtë. Janë vetëm disa produkte jo thelbësore në Inventarin e Armatimit të Ushtrisë Turke, që nuk prodhohen në vend. Përndryshe, duke filluar nga Municionet, armatimet e lehta dhe të rënda, deri në Avionët e gjeneratës së pestë që konkurojnë dukshëm F35 amerikane, sic janë Droni pa pilot “KIZIL ELMA” apo dronët tashmë me famë botërore, Bayraktar. Së fundi edhe aeroplanmbajtjësja e parë Turke u inagurua dhe është tashmë pjesë e inventarit të Ushtrisë Turke.
5. Ekonomia. Turqia në nivelin Makro është një ekonomi e fuqishme dhe shumë vitale. Prodhimi vendas është i vetë mjaftueshëm për vendin në shumë sfera. Por ajo që vlen është eksportet e prodhimit. Turqia është nëj nga burimet kryesore të importeve për produktet e konsumit dhe shumë produkte të tjera të armatimit dhe të industrisë për Unionin Europian, Afrikën Gadishullin Arabik, Rusinë, Ballkanin, Azinë Qëndrore, deri në Amerikë dhe Australi.
Për shkak të gjeografisë së saj tepër strategjike, ajo është semafori i trafikut i 90 % të tregëtive ndërkombëtare, nga Kina në Europë e nga Amerika në Kinë, nga Rusia në Afrikë etj.
6. Në nivelin e politikës së Jashtme, Turqia është bërë me sukses pikë referimi dhe ekuilibrash për shumicën e vendeve të botës. Kështu kriza globale e Koronës e nxorri Turqinë jo vetëm të suksesshme për menaxhimin e epidemisë brenda në vendin e vet. Por u bë donatori më i madh në medikamente, për shumë shtete të mbytura në epidemi dhe në mungesë medikamentesh.

-Premtoi spitalin e Fierit, ne Shqiperi, se do ta ndertonte per tre muaj dhe e mbajti Premtimin.
-Dhuroi 500 banesa per te demtuarit e Termetit 2019 ne Shqiperi gjate vitit 2021

Gjithashtu në luftën e Ukrainës, Turqia është i vetmi vend rregullator i Bisedimeve dhe ruajtjes deri në maksimum të ekuilibrave të politikës botërore.
Sipas Financial Times, Erdogan është lideri që i degjohet fjala nga të gjitha palët pa përjashtim. E kur ai flet, të tjerët bëjnë mirë ta dëgjojnë. Në vjeshtën e 2022 u bë faktori kyc në zgjidhjen e krizës së Drithrave që kërcënonte botën, nga konflikti Rusi-Ukrainë. Sic u bë faktori më i bësueshëm për zgjidhjen e problemeve të Gazit për furnizimin e BE, nga Rusia.
-U premtua Ura Sulltan Yavuz, mbi Bosfor, për të ndihmuar Korridorin e Rrugës së Mëndafshit që lidh Kinën me BE, dhe u realizua. Ura më e lartë e varur në botë, u ndërtua në Canakkale (Dardanele) që lidh Europën me Azinë.
-U premtua shtrirja e Autostradave në të gjitha qytetet turke. Dhe u arrit
-U premtua lidhja me Tunel Nënujor të Europës me Azinë, në Bosfor. Dhe u arrit. Trenat dhe makinat kalojnë lirshëm në tunelin “Euroasia” ..(Nje enderr prej dy shekujsh kjo e sulltaneve te Turqise, ku Abdulhamid Han madje i kishte pergatitur skicat sesi te realizohej)

-Megjithë krizën ekonomike globale, ekonomia e Turqisë sigurisht që nuk do të shpëtonte nga goditjet, sidomos pas Pandemisë së 2019-2021. Por gjithsesi ekonomia turke ka treguar se mund ta marrë veten shumë shpejt.
-U premtua hapja e dy centraleve Atomike të energjisë në Rize dhe Mersin. I pari inagurohet rreth dt 20 Prill 2023
Për ta penguar zhvillimin e shpejtë të Turqisë, administrata e Trump pastaj Biden e penalizuan Turqinë me embargo apo me goditjen e Lirës Turke. Por shprehja: Plumbi që nuk të vret, të bën më të fortë, mund të shkojë shumë mirë me Turqinë. Ekonomi aka nisur rigjenerimin e saj, vetëm në 10 muajt e fundit në Turqi janë ngritur rrogat dy herë përkatësisht 30% dhe 50 %. Për të qenë realistë, edhe inflacioni i brendshëm ka qenë goxha i madh. Por gjithsesi jo në nivelet jashtë kontrollit.
– Premtoi Ndertimin e Xhamise ne Taksim. Dhe u realizua.
-Premtoi te realizonte endrren e profesorit te tij Necmettin Erbakan per Rihapjen e Xhamise Aya Sofia dhe e mbajti.

PO TANI ?

Duke qenë një njeri i fjalës, Presidenti Erdogan dhe Administrata e tij, ka dhënë disa premtime shumë të fuqishme të cilat, nëse nuk do të ishin për historikun e tij, mund të ishin thjesht Imagjinatë.
Por për këto 20 vite kemi kuptuar se për Erdogan, Imagjinata përkthehet në vepra të prekshme.
– Është premtuar se do të ngrihet përsëri pagesa me rreth 30% në Korrik të 2023, duke synuar që të ngrejnë të ardhurat vjetore, për Person deri në 17000 USd në fund të këtij viti dhe në 25000 USD gjatë mandatit të ardhshëm.
– Është premtuar hapja e Bankës së Familjes. Ku cdo kush beqar që don të martohet do të përfitojë një kredi prej 8000 USD për secilin prej Bashkëshortëve, pa kamatë. Me detyrimi shlyerje të kredisë pas dy vitesh nga marja e saj.
– Hejqa e TVSH dhe cdo takse ndaj pajisjeve elektronike për studentët dhe financimi i projekteve të tyre të biznesit të vogël.
– Ngritja e 350 mijë banesave për të dëmtuarit nga tërmeti,brenda vitit 2023
– Ngritja e qytetit të ri të Stambollit, në dy anët e projektit gjigand të Kanalit të Stambollit. Ku do të ketë një dyndje prej 5 milion banorësh që do të jetojnë në këtë zonë.
-Zhvillimi teknologjik dhe ekonomik që ta fusë Turqinë në 5 vendet më të zhvilluara ekonomike dhe teknologjike. Duke e bërë kështu një nga superfuqitë e botës Multipolare që po krijohet. E ky objektiv është për 5 deri në dhjetë vitet e ardhshme.
SYNIMI SPECIAL..
Duke qenë se ky është mandati i fundit i presidentit Erdogan, para se të dalë në Pension, ai synon që presidentit të ardhshëm ti dorëzojë gjithashtu Valixhen me kodet Bërthamore të bombave Bërthamore (Made in Turkiye). Për ta bërë Turqinë, një fuqi të pacënueshme nga armiqtë e saj.

Nga ana tjeter kundershtari politik z. Kilicdaroglu doli me nje kokerr qepe ne dore dhe tha: Une ju premtoj se do te ul cmimin e Qepes.

Burimi: Referenca te ndryshme te analisteve ne Turqi.

Nga: Eduart Thartori

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit