-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Erdoğan hedh poshtë kritikat lidhur me blerjen e sistemit S-400

Më të lexuarat

“Nëse amerikanët do t‘i kishin shitur Turqisë sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, ne nuk do të ishim të detyruar të blinim S-400”, tha presidenti Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke hedhur poshtë kritikat se Turqia ka dëmtuar aleancën e NATO-s me blerjen e S-400 nga Rusia, tha se “Nëse amerikanët do t‘i kishin shitur Turqisë sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, ne nuk do të ishim të detyruar të blinim S-400”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta amerikane “New York Times” (NYT) publikoi pjesën e lidhur me S-400 të intervistës që zhvilloi me presidentin Erdoğan i cili ndodhej në New York gjatë javës së sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sipas pjesës së përfshirë në lajmin e publikuar lidhur me takimin dypalësh që Erdoğan zhvilloi dje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, thuhet se Erdoğan hodhi poshtë kritikat se duke blerë sistemin rus të mbrojtjes, ka minuar NATO-n e cila është aleanca kryesore ushtarake e Perëndimit.

Sipas lajmit, presidenti Erdoğan në deklaratën e tij për “NYT” tha se “Po blejmë armët tona” duke rikujtuar se edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s edhe presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump konfirmuan të drejtën e Turqisë për të zgjedhur furnizuesit e saj të armëve.

Gjithashtu Erdoğan theksoi se “Nëse amerikanët do t‘i kishin shitur Turqisë sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, ne nuk do të ishim të detyruar të blinim S-400”.

Ndërsa në pyetjen nëse ia vlen apo jo fërkimi që shkaktoi me SHBA-në blerja e S-400 nga Turqia, Erdoğan tha: “Për mendimin tim ia vlente. Mbrojtjen tonë ne mund ta forcojmë ashtu si dëshirojmë”.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se marrëdhëniet Turqi-SHBA ruajnë në thelb rëndësinë e tyre, presidenti Erdoğan shtoi: “Turqia ka lidhje që bazohen për shumë vite me SHBA-në. Kjo duhet të forcohet duke u mbrojtur”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit