1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Erdogan hap dyert e bibliotekës së jashtëzakonshme në pallatin presidencial në Ankara

Më të lexuarat

residenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka hapur zyrtarisht dyert e Bibliotekës Popullore në pallatin presidencial në Ankara, kurse për vizitorët do të jetë e mbyllur vetëm 24 orë gjatë 7 ditëve.

Personi përgjegjës për bibliotekën pranë kabinetit të presidentit turk, Ayhan Tuglu, ka deklaruar se ndërtimi i Bibliotekës Popullore ka filluar në vitin 2016 dhe shtrihet në 125 mijë metra katrorë, të cilën mund ta vizitojnë deri në 5 mijë persona gjatë një dite.

Nëpër vitrina janë të renditura 4 milionë libra të shtypura, derisa në formën elektronike janë në dispozicion mbi 120 milionë. Dollapët janë mbi 201 kilometra të gjatë, mbi të cilat janë të vendosur librat nga qindra shtete që janë të përkthyera në mbi 134 gjuhë.

Në zemër të bibliotekës gjendet një hapësirë e veçantë që përbëhet nga 16 shtylla betoni, njëjtë për nga numri sikurse shtetet turke përgjatë historisë. Fjala është për një hapësirë prej 3.500 metra katrorë me 24 ulëse dhe koleksionin prej afro 200 mijë librash. Në kupolën e sallës janë shkruar ajetet kuranore.

Biblioteka Popullore në pallatin presidencial është biblioteka më e madhe në Turqi, kjo për faktin se është e pasur me tituj të ndryshëm. Turistët e huaj mund të futen brenda me pasaportë dhe të shfrytëzojnë shërbimet si çdo qytetar tjetër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit