-2.7 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Erdogan: Gylenistët që jetojnë të frikësuar jashtë shtetit, herë a vonë do të sillen në Turqi

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se ka arritur në 4.250 mijë numri i terroristëve të neutralizuar në rajonin Afrin të Sirisë.

 

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se ka arritur në 4.250 numri i terroristëve të neutralizuar në rajonin Afrin të Sirisë.

Erdogani mori pjesë në Mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, që ai kryeson.

Ai u shpreh edhe në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë më 20 janar, për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

Në fjalimin e tij Erdoani tha se vazhdojnë pa ndërprerje dhe me vendosmëri luftën kundër terrorit.

“Ne nuk e lëmë PKK-në të marrë frymë as brenda vendit dhe as jashtë tij. Që nga fillimi i operacionit Dega e Ullirit më 20 janar janë neutralizuar gjithsej 550 terroristë të PKK-së; 209 brenda vendit dhe 341 terroristë të PKK-së janë neutralizuar në veri të Irakut. Kurse në operacionin që vazhdon në Afrin të Sirisë deri më tani numri i terroristëve të neutralizuar ka arritur në 4.250” tha Erdoan.

Ndërkaq Presidenti Erdoan tha se ndërkohë vazhdon edhe lufta kundër organizatës terroriste gyleniste (FETO).

“Pjesëtarët e FETO-s e kanë pësuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ata janë duke iu përgjigjur drejtësi dhe të tjerët që janë në arratisje janë duke jetuar me frikë. Ata mundohen të vazhdojnë jetën nën tension. Asnjë prej tyre nuk do të ketë një fat tjetër nga ai i 80 gylenistëve të sjellë nga jashtë shtetit në Turqi” tha kreu i shtetit turk.

Ai bëri të ditur se edhe gjendja e kreut të FETO-s, që është marrë nën mbrojtje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të jetë ndryshe dhe shtoi: “Herët a vonë do ta kapim edhe atë. Të gjithë ata që kanë tradhtuar vendin dhe popullin tonë herët ose vonë do të marrin dënimin që meritojnë” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit