Pamje: si u prit presidenti turk në Bursa me një ndër krenaritë e qeverisjes së tij
Presidenti turk Tajip Erdogan u shfaq, në kulmin e fushatës zgjedhore, me një prej krenarive të qeverisjes së tij mbi 20-vjeçare.
Presidenti turk mbërriti në qytetin Cemlik të provincës Bursa, duke ngarë një TOGG të kuqe, për ceremoninë e themelimit të fabrikës lokale të baterive.
Kulmi i makinës ishte i mbushur me karafila dhe petale trëndafili, të shpërndara nga mbështetësit e Erdoganit, të cilët i rezervuan atij një pritje të ngrohtë.
Në fillim të muajit prill, makina e parë elektrike e prodhuesit turk të makinave TOGG, modeli T10X, iu dorëzua me gjithë formalitet presidentit Erdogan, i cili e drejtoi me bashkëshorten Emine në krah.
Çmimi i tij fillon nga 46.000 euro dhe arrin në 60.000 euro. /tesheshi.com/