-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Erdoğan: Forcat e koalicionit nuk po mbajnë premtimet

Më të lexuarat

“Aktualisht ne në El Bab kemi rrethuar nga të katër anët organizatën terroriste DEASH. Fatkeqësisht forcat e koalicionit në këtë moment nuk po mbajnë fjalën që kanë dhënë.

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Presidenti i Guinesë, Alpha Conde, pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, raporton Anadolu Agency (AA).

Në lidhje me operacionin “Mburoja e Eufratit” dhe nëse kanë planifikuar një takim me krerët e shteteve pjesëmarrëse në koalicion në lidhje me mos dhënien e mbështetjes ajrore nga forcat e koalicionit, Erdoğan ka deklaruar se “Aktualisht ne në El Bab kemi rrethuar nga të katër anët organizatën terroriste DEASH. Fatkeqësisht forcat e koalicionit në këtë moment nuk po mbajnë fjalën që kanë dhënë. Fjala e dhënë ishte ndryshe, por aktualisht ndodhen në një pozicion tjetër. Edhe po të mos jetë kështu në vazhdojmë dhe do të vazhdojmë në udhën tonë në një mënyrë të vendosur. “

Ndër të tjera Presidenti Erdoğan ka shtuar: “Pra vjen nga Rakka, apo nuk vjen, të gjitha këto ngjarje janë një strategji. Mos harroni që brenda kësaj strategjie ka edhe taktika, ku edhe ndaj çdo strategjia bëhet ajo që është e nevojshme. Edhe të gjitha taktikat vlerësohen dhe sipas asaj hidhen hapat. Çfarë shprehnin forcat e koalicionit që nga fillimi, se ‘ne do të japim deri në fund të gjitha përpjekjet tona në luftën kundër organizatës terroriste DEASH’. Madje edhe na kanë akuzuar për mbështetje të DEASH-it. Ndërsa tani kanë humbur të gjithë, dhe përkundrazi është shumë e qartë se japin mbështetje ndaj këtyre, YPG/PYD duke përfshirë edhe organizatën terroriste DEASH. Posedojmë regjistrimet e të gjithave me foto dhe video. Unë edhe më parë e kam shprehur se në këtë apo në një mënyrë tjetër ne do ta kryejmë vetë këtë punë. Kemi dëshmorë, e na dhëmb zemra, por tashmë nuk mund të kthehemi prapa. Sepse ne do të përmbushim parimin për zonën e sigurtë të pastruar nga terrori.”

Ndërsa në lidhje me lidhje me “Procesin Astana” ku bashkë me Gjenevën janë kryer takime diplomatike për armëpushimin në Siri, Erdoğan është shprehur “Fatkeqësisht Gjeneva doli boshe, sa takime janë kryer nuk është marrë asnjë rezultat. Në fund me një bisedë që realizova me Putinin na propozoi ne Astana-n, ku na pyeti se ‘çfarë mendimi keni’? Ne iu shprehëm se për ne ‘nuk ka asnjë problem’. Në këtë rajon me pjesëmarrjen e vendeve fqinje do të mbahet një samit i Astana-s, por nëse në këtë samit do të ftohen organizata terroriste sigurisht që ne nuk e vërejmë pozitive. Aktualisht këto punë po kryhen në saje të ministrive të jashtme dhe do të vazhdojnë në këtë nivel.”

“Të gjithë së bashku luftojmë kundër terrorit” 

Presidenti i Guinesë, Conde, duke vënë në dukje se Turqia për shkak të tentativës për grusht shteti më 15 korrik dhe ngjarjeve të përjetuara në Siri dhe në kufirin e saj, ka një agjendë të ngjeshur, është shprehur se “Të gjithë së bashku luftojmë kundër terrorit. Që pas përfundimit të periudhës së Gaddafi-t dhe deri tanë në Afrikë ka filluar një valë e madhe e terrorizmit. Ky është një problem jo vetëm për Turqinë, por edhe për Afrikën.”

Duke shprehur besimin se pas tentativës për grusht shteti ndodhet FETÖ, presidenti i Guinesë tha se “Për këtë arsye ne do të bëjmë çdo gjë të mundur për të pakësuar ndikimin e organizatës në të gjithë Afrikën. Do të punojmë bashkë me vendet e tjera të Afrikës për mbylljen e të gjitha shkollave të Gülenit. Në këtë temë mund të keni besim tek unë dhe qeveria ime.”

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit