Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Fitorja e Çanakalasë është prova e asaj “se çfarë mund të bëjë populli turk kur bëhet fjalë për atdheun, fenë, lirinë dhe të ardhmen e tij”.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) publikoi një mesazh me rastin e 18 Marsit – Dita e Evokimit të Dëshmorëve.
Duke iu referuar përpjekjes kundër tentativës për grusht shteti së organizatës terroriste gyleniste struktura paralele në shtet (FETO/PDY) më 15 korrik 2016, në mesazhin e tij presidenti shkruan: “Ato që ndodhën gjatë Tentativës për Grusht Shteti më 15 Korrik na treguan të gjithëve se sa i freskët është shpirti luftarak, i cili një shekull më parë e ktheu Çanakalanë në varr për të gjitha fuqitë botërore”.
“Natën e 15 korrikut armët më moderne dështuan përballë vullnetit, bindjes dhe vendosmërisë së popullit. Populli turk, trashëgimtari i besimit “që Çanakalaja është e pakalueshme” e tregoi edhe një herë veten në 15 Korrik, thotë Presidenti Erdoan në mesazh.