5.5 C
Pristina
Wednesday, January 8, 2025

Erdoğan: Fatin e Brunson do ta përcaktojë gjyqësori dhe jo politikanët

Më të lexuarat

“Gjyqësori ynë është i pavarur. Duhet të presim dhe të shikojmë se çfarë vendimi do të japë gjykata”, tha presidenti Erdoğan

 

NEW YORK (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për çështjen e pastorit amerikan, Andrew Brunson, tha se fatin e tij do ta përcaktojë gjyqësori turk dhe jo politikanët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, në një intervistë për agjencinë Reuters, gjatë takimeve në sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, ka folur për çështjen Brunson. Gjithashtu ai u shpreh se Turqia do të vazhdojë blerjen e gazit natyror nga Irani pavarësisht sanksioneve të SHBA-ve që kanë në objektiv Teheranin.

Ndërsa në lidhje me çështjen e Sirisë, Erdoğan, ka theksuar se është e pamundur vazhdimi i përpjekjeve për paqe me regjimin e Bashar al Asadit dhe se kanë filluar dalja e grupeve radikale nga rajonet e sapo pastruara nga armët në Idlib.

– “Fatin e Brunson do ta përcaktojë gjyqësori turk dhe jo politikanët”

Gjatë intervistës, presidenti Erdoğan ka folur edhe për çështjen e pastorit amerikan, Andrew Brunson, për të cilin vazhdon një proces gjykimi në Turqi, ku tha se fatin e Brunson do ta përcaktojë gjyqësori turk dhe jo politikanët.

Pasi ka bërë të ditur se Brunson në Turqi është shoqëruar dhe më pas është arrestuar me akuzat për lidhje me organizatat terroriste, Erdoğan ka shtuar se nuk ka dijeni për vendimin që gjykata do të japë më 12 tetor dhe se vendimmarrësit nuk janë politikanët.

Ai ka tërhequr vëmendjen se si president nuk ka fuqinë për faljen e pastorit Brunson. “Gjyqësori ynë është i pavarur. Duhet të presim dhe të shikojmë se çfarë vendimi do të japë gjykata”, tha presidenti Erdoğan.

Presidenti i Turqisë theksoi se çështja Brunson nuk ka lidhje as nga afër dhe as nga larg me ekonominë turke dhe shtoi se aktualisht problemi ekonomik në vend nuk është një proces për t’u ekzagjeruar dhe se Turqia këtë do ta kapërcejë së shpejti me mundësitë e saj.

Presidenti Erdoğan, pasi ka rikujtuar se Banka Qendrore e rriti normën e interesit me 625 pikë bazë nga 17.75 për qind në 24 për qind në mes të shtatorit, vuri në dukje se kjo është një tregues i qartë i pavarësisë së Bankës Qendrore dhe përsëriti se ai si president e kundërshton rritjen e normës së interesit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit