2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Erdoğan, emëron Davutoğlu si kryeministër të përkohshëm

Më të lexuarat

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka emëruar si Kryeministër për të formuar Këshillin e përkohshëm të Ministrave Kryetarin e Përgjithshëm të AK Partisë dhe deputetin e Konjas, Kryeministrin Ahmet Davutoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, ka pritur sot në rezidencën presidenciale Kryeministrin Davutoğlu. Takimi me dyer të mbyllura për median ka zgjatur afërsisht 1.5 orë.

Presidenti Erdoğan i cili shpalli përsëritjen e Zgjedhjeve të Përgjithshme për Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë në përputhje me nenin 114 të Kushtetutës ka emëruar sot si Kryeministër për të formuar Këshillin e përkohshëm të Ministrave, deputetin e Konjas dhe Kryetarin e Përgjithshëm të AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), Kryeministrin Ahmet Davutoğlu.

Presidenti Erdoğan gjithashtu Këshillit të ministrave i dorëhequr pas zgjedhjeve dhe të cilëve i është kërkuar vazhdimi i detyrës së tyre si dhe që janë tërhequr nga detyra në përputhje me nenin 114 të Kushtetutës i ka kërkuar që të vazhdojnë detyrën deri në formimin e Këshillit të përkohshëm të Ministrave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit