4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Erdogan: Ej Trump, nuk e blen dot vullnetin demokratik të Turqisë

Më të lexuarat

Në një aktivitet organizuar në Kompleksin Presidencial për Ndarjen e Çmimeve të Kulturës dhe Artit, Erdogan tha se nuk mund të blihet me dollarë vullneti demokratik i Turqisë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se vullneti demokratik i Turqisë nuk mund të blihen me dollarë.

Në fjalën që mbajti të enjten në ceremoninë e organizuar në Kompleksin Presidencial për Ndarjen e Çmimeve të Artit dhe Kulturës, Presidenti Erdoan reagoi ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili ka lëshuar kërcënime në drejtim të mosvotimit kundër rezolutës së Jerusalemit, votim që do të zhvillohet sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Presidenti amerikan lëshon kërcënime për votimin që do të mbahet në OKB për Jerusalemin. Djepi i demokracisë kërkon nëpër botë vullnete që mund ti blejë me dollarë. Zoti Trump ju nuk mund ta blini me dollarët tuaj vullnetin e demokracisë së Turqisë. Vendimi ynë është i qartë. I bëj thirrje të gjithë botës: Mos ia shisni dikujt për shuma të vogla dollarësh vullnetin në përpjekjen tuaj për demokraci. Uroj që ShBA-ja të mos marrë ndonjë rezultat nga votimi i sotëm”,- theksoi Erdoan.

Kurse në lidhje me postimin që ka bënë në median sociale ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheik Abdulah bin Zajed për Fahredin Pashën dhe mbrojtjen e Medinës, postim që ka ngjallur reagime, Presidenti Erdoan tha: “Nëse ne vet nuk e njohim mirë Fahredin Pashën dhe mbrojtjen e Medinës, atëherë del një i pacipë dhe thotë ‘të tillë kanë qenë të parët e Erdoanit’, madje e tepron dhe bie aq poshtë sa që na thotë ‘ai është hajdut’. Nga kush e çfarë është përkëdhelur ky njeri? Është përkëdhelur nga nafta, paraja që zotëron. O njeri i paturp, ku ishin të parët e tu ndërkohë që të parët e mi luftonin për të mbrojtur Medinën? Jep njëherë llogari për këtë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit