1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Erdoğan: E papranueshme gjuha kërcënuese evangjeliste dhe sioniste në SHBA

Më të lexuarat

“Turqia nuk ka asnjë problem me pakicat fetare. Mirëpo, është e pamundur të pranojmë gjuhën kërcënuese të botëkuptimit evangjelist dhe sionist në Amerikë”, tha presidenti i Turqisë Erdoğan

 

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi gjuhën kërcënuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për shkak të gjykimit të pastorit amerikan Andrew Brunson i cili është arrestuar në Turqi për lidhje me organizatat terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një prononcim para gazetarëve në Ankara, Erdoğan tha se shprehjet kërcënuese ndaj Turqisë nuk i sjellin përfitime askujt, duke shtuar se Turqia ka qenë gjithnjë në solidaritet me SHBA-në në kuadër të NATO-s.

“Ne ishim bashkë me ta në Kore, luftuam bashkë me ta. Andaj, nuk është e hijshme të përdoret një gjuhë e tillë kërcënuese ndaj një Turqie që ka luftuar së bashku dhe ende është në solidaritet në nivelin më të lartë në NATO”, tha Erdoğan, duke shtuar se Turqia nuk i jep rëndësi të madhe kërcënimeve të tilla.

“Turqia nuk ka asnjë problem me pakicat fetare. Mirëpo, është e pamundur të pranojmë gjuhën kërcënuese të botëkuptimit evangjelist dhe sionist në Amerikë”, shtoi më tej Erdoğan.

Presidenti turk tha se Turqia do të vazhdojë rrugën pa bërë asnjë kompromis për pavarësinë e gjyqësorit të saj dhe lirinë e saj.

Kujtojmë se Brunson u transferua në arrest shtëpiak javën e kaluar, pasi ishte arrestuar në provincën e Izmirit në dhjetor të vitit 2016. Ai akuzohet për spiunazh për PKK-në, e njohur si organizatë terroriste në SHBA dhe Turqi, dhe organizatën terroriste FETO, e cila qëndron prapa tentativës për grusht shteti në korrik të vitit 2016.

SHBA është kërcënuar me sanksione nëse nuk lirohet pastori amerikan, ndërkohë që Turqia e ka quajtur këtë hap të SHBA-së si ndërhyrje në gjyqësorin e saj të pavarur, duke e kritikuar ashpër gjuhën kërcënuese të zyrtarëve amerikanë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit