2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Erdogan e Musk diskutojnë për automjetet elektrike si dhe programin hapësinor të Turqisë

Më të lexuarat



Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe Elon Musk kanë zhvilluar një video-telefonatë dhe kanë folur për një sërë çështjesh, duke përfshirë ekonominë dixhitale dhe Programin Kombëtar të Hapësirës të Turqisë.

Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, presidenti Erdogan dhe Musk diskutuan të enjten bashkëpunimin midis institucioneve publike, sektorit privat në Turqi dhe kompanive të Musk në fusha të ndryshme, veçanërisht teknologjitë satelitore dhe hapësinore, sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë.

Biseda u fokusua edhe në automjetet elektrike, investimet afatgjata dhe hapat për përmirësimin e bashkëpunimit ekzistues.

Përveç hapave të përbashkët që mund të ndërmerren në lidhje me bateritë litium të automjetit të parë elektrik vendas të Turqisë TOGG, u diskutua gjithashtu procesi i lëshimit të satelitit të komunikimit Turksat 5B të Turqisë në orbitë.

Musk, themeluesi i prodhuesit të makinave elektrike Tesla dhe kompanisë së eksplorimit të hapësirës SpaceX, vizitoi Turqinë në nëntor 2017, e cila vizitë hapi një derë për bashkëpunim në përdorimin e raketave të kompanisë.

Bashkëpunimi rezultoi në një lëshim të kohëve të fundit të satelitit Turksat 5A të gjeneratës së pestë të Turkiye nga SpaceX me një raketë Falcon 9 nga baza e kompanisë Cape Canaveral në Florida.

Turkiye lëshoi satelitin Turksat 5-A në hapësirë përmes SpaceX në janar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit