-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Erdoğan: E gjithë bota pa se si vrasësi gjenocidal u duartrokit në Kongresin amerikan

Më të lexuarat

“Ata që i japin botës mësime për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, nuk shfaqin aspak turp kur kurorëzojnë Hitlerin e kohës sonë”, tha presidenti turk

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se “e gjithë bota pa se si vrasësi gjenocidal u duartrokit në Kongresin amerikan”, duke iu referuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, raporton Anadolu.

“Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së duartrokiti ata që masakruan rreth 40 mijë fëmijë, gra dhe të moshuar”, tha presidenti Erdoğan, teksa komentoi fjalimin e kryeministrit izraelit gjatë ceremonisë së prezantimit të Programit të Nxitjes së Teknologjisë së Lartë (HIT-30).

“Ata që i japin botës mësime për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, nuk shfaqin aspak turp kur kurorëzojnë Hitlerin e kohës sonë”, shtoi ai.

Presidenti turk gjithashtu u shpreh se sistemi global, i cili u krijua për të mbrojtur interesat ekonomike, politike, ushtarake dhe diplomatike të fituesve të Luftës së Dytë Botërore, ka filluar të skadojë.

Türkiye do të orientojë 30 miliardë dollarë për investime të teknologjisë së lartë

Presidenti i Türkiyes u shpreh se vendi i tij do të orientojë gjithsej 30 miliardë dollarë burime që përbëhen nga stimuj tatimorë dhe mbështetje granti për investimet e teknologjisë së lartë.

Duke folur në ceremoninë e mbajtur në Istanbul, Erdoğan tha se Türkiye synon të bëhet një qendër rajonale e prodhimit të baterive dhe do të ofrojë 4,5 miliardë dollarë paketë nxitëse për investitorët.

Vendi po nisë gjithashtu një paketë stimuluese me vlerë 5 miliardë dollarë për të rritur kapacitetin e prodhimit në sektorin e automobilave në të paktën një milion njësi në vit.

Erdoğan tha se shteti turk për pesë vjet do të mbulojë gjysmën e shpenzimeve të personelit në qendrat e reja që do të krijohen në vend nga 1.000 kompanitë më të mira në botë përsa i përket hulumtimi dhe zhvillimit (R&D).

“Ne synojmë të mbështesim prodhimin e komponentëve kritikë dhe turbinave në det të hapur në energjinë e erës dhe të krijojmë një markë vendase të energjisë së erës”, tha presidenti turk, duke shtuar se Türkiye do të ofrojë mbështetje granti deri në 8 mijë dollarë për megavat për investimet në “qelizat diellore” që synojnë krijimin e një kapaciteti 15 gigavat të energjisë diellore.

Erdoğan gjithashtu tha se qeveria hapi rrugën për kompanitë globale të automobilave dhe prodhuesit e tjerë të automjeteve në shkallë të gjerë që të drejtojnë investimet e tyre të automjeteve elektrike në Türkiye.


“Ne synojmë të sjellim të paktën 20 miliardë dollarë investime të sektorit privat në vendin tonë, të cilat do të kontribuojnë shumë në rrugëtimin tonë të zhvillimit në fushat e teknologjisë”, shtoi ai.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit