1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Erdogan: Duhet të luftojmë propagandën e disa rretheve të caktuara

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan mbajti një fjalim në hapjen e Panairit të katërt Ndërkombëtar të Librit në qendrën e panaireve CNR në Stamboll.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan mbajti një fjalim në hapjen e Panairit të katërt Ndërkombëtar të Librit në qendrën e panaireve CNR në Stamboll.

Në fjalën e tij Presidenti Erdogan tha se duhen të jenë të fortë për të luftuar me propagandën e zezë të disa rretheve.

Erdogan tha se ata të cilët nuk shkruajnë historinë e tyre, letrarët e të cilëve nuk trajtojnë tema të historisë në veprat e tyre janë të dënuar që shoqëritë e tyre të jenë robër të të tjerëve.

Duke e bërë të ditur se shoqëritë mund të bëjnë prezantimin e tyre me vepra të bukura, Erdogan tha se ata të cilët nuk arrin ta shpjegojnë vetën në mënyrë të duhur fatkeqësisht mund të bien pre e propagandës së disa rretheve.

“Ky vend për dhjetëra vite me radhë është përpjekur të pastrojë njollat e filmave të propagandës së zezë të klasit të tretë si ‘Ekspresi i Mesnatës‘. Të jeni të sigurt se e njëjta përpjekje vazhdon edhe sot. Jam i bisndur se edhe ju e dini se si institucionet mediatike ndërkombëtare i kanë transmetuar me standarde të dyfishta ngjarjet që kemi përjetuar në vitet e fundit. Në sfondin e publikimeve në të cilat terroristët bëhen heronj dhe viktimat e vërteta injorohen, vendi dhe shteti ynë lihet nën fajësim, ndërsa kjo ka një trillim me qëllim të keq. Dhe, sigurisht një prej shembujve të këtij qëndrimi ndaj vendit tonë është 15 korriku”, deklaroi presidenti Erdoğan në fjalën e tij.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që me anë të aktiviteteve të ndryshme në letërsi dhe degët tjera të artit të trajtohen sërish ato që u jetuan gjatë tentativës së grusht shteti të ndërmarr më 15 korrik nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY).

Ai më tej tha se “E kemi për detyrë të mbrojmë trashëgimitë tona. Ashtu siç ndodhi edhe në këto çështje. Nuk mund të qëndrojmë të mbështetur pas punimeve, mëshirës, ndërgjegjes së dikujt tjetër. Duhet ta pranojmë se me një mendje të marrë borxh, me punime të porositura nuk do të mund të arrijmë në ndonjë vend”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit