1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Erdoğan: Duhet ta dinë se forcat turke mund të vijnë në çdo moment

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, iu është përgjigjur pyetjeve në një konferencë për shtyp të mbajtur në aeroportin “Atatürk” të Stambollit para nisjes për vizitë në Indi.

“Sigurisht që na ka lënduar pa masë valëvitja e flamurit amerikan brenda një autokolone ku ndodheshin edhe leckat e një organizate terroriste si YPG. Gjatë vizitës që do të kryejmë më 16 maj do t’ia paraqesim këto presidentit amerikan, ku dhe do të parashtrojmë pyetjen për këtë, në një situatë që ne ndodhemi kundër terrorizmit në mënyrë ndërkombëtare.”

Ai ka shtuar se “Nëse lufta kundër terrorizmit nuk vazhdon në një platformë të përbashkët, kjo sot rëndon mbi ne dhe nesër mbi ndonjë tjetër.”

“Ky është një procesi i cili ka nisur nga periudha e presidentit Obama dhe vazhdon ende. Por kësaj tashmë duhet t’i vendoset një pikë. Sepse në të kundërt do të vazhdojë ky problem në rajon, por edhe ato vetë do të shqetësohen. Gjithashtu edhe ne si vendi i dytë aleat i NATO-s dhe si aleat strategjik do të shqetësohemi shumë nga kjo. Ashtu si edhe e kam shprehur gjithmonë ne punët tona do t’i kryejmë vetë. Tashmë ashtu siç ka ndodhur në Karakoçak, në Sinxhar jemi të detyruar të vazhdojmë. Ashtu si e kam shprehur edhe në ditën e djeshme që një natë mund të vijmë menjëherë pa pritur, kam dashur të nënkuptoj se ne atje nuk do të shkojmë për t’i dhënë histori organizatave terroriste apo duke i njoftuar, por duhet ta dinë se Forcat e Armatosura të Turqisë mund të vijnë në çdo moment.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit