2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Erdoğan: Do të vazhdojmë çdo lloj mbështetje për të prekurit nga tërmeti

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia ka ofruar dhe do të vazhdojë të ofrojë çdo lloj të mbështetjes pas tërmetit prej 7,3 ballësh që ndodhi në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne po japim dhe do të vazhdojmë të japim çdo lloj mbështetje të nevojshme për sa i përket nevojave urgjente, siç janë barnat, batanijet dhe tendat”, tha Erdoğan në një konferencë për media në Aeroportin Ataturk të Stambollit, para udhëtimit për vizitën e tij në Rusi.

“Siç e dini, Turqia çdo herë u ka qëndruar pranë vëllezërve të rajonit në gjendje dhe kohë të vështira si kjo. Të gjitha institucionet tona janë udhëzuar për dërgimin e shpejtë të ndihmave, përmbushjen e nevojave dhe mbylljen e plagëve. Urimet dhe lutjet tona janë që të mos rritet numri i viktimave”, shtoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit