-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Erdogan: “Do ta zhdukim me gjithë rrënjë terrorin”

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar: “Populli im dëshiron dënim me vdekje apo jo? Cili është institucioni që vendos për këtë? Parlamenti i Madh i Turqisë. Pasi ata atje janë përfaqësuesit tuaj dhe legjislativi. Kërkesën tuaj ia kam përcjellë këtij institucioni dhe j’ua përcjell përsëri sot nga këtu. Këtë gjë duhet ta hapin për diskutim dhe më pas duhet të vendosin. Kur ky vendim të vijë përpara meje, po e them përsëri këtu mendimin tim, unë këtë vendim e miratoj”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan e ka bërë këtë deklaratë gjatë fjalimit të mbajtur sot në mitingun “Unitet Bashkim dhe Vëllazëri” i organizuar sot në sheshin Demokracia e 15 korrikut në qytetin e Gaziantepit.

Erdoğan e nisi fjalimin e tij duke e quajtur Gaziantepin si krahinën e dëshmorëve dhe heronjve. Duke theksuar se ndodhet këtu për një vizitë ngushëllimi, Presidenti Erdoğan në vijim të fjalës së tij tha: “Më 20 gusht, ditën e shtunë, Gaziantepi ishte preh e sulmit më të poshtër terrorist. Terrori duke përdorur një fëmijë 14 vjeçar si kamikaz, derdhi gjak në një natë duke marrë shumë shpirtra.”

Në këtë sulm humbën jetën 53 persona nga të cilët 34 ishin fëmijë, mbetën të plagosur 94 të tjerë nga të cilët 44 ishin fëmijë, tha Presidenti Erdoğan dhe më pas shtoi: ”Sulmi ishte aq mizor saqë ende kemi trupa me identitet të papërcaktuar.”

”Patjetër do të mbyten në gjakun e derdhur”

Duke dërguar mesazh ngushëllimi për të gjithë familjarët e të rënëve Erdoğan në vijim të fjalës së tij tha: ”I shpreh ngushëllimet e mija të gjithë familjarëve të viktimave, Gaziantepit dhe gjithë Turqisë. Këto tradhtarë të cilët pa u dridhur përderën një fëmijë për të vrarë fëmijë, bebe dhe njerëz të pafajshëm patjetër që do të mbyten në gjakun e derdhur.”

Ndërsa pas thirrjes së qytetarëve të pranishëm me parullat “duam dënimin me vdekje”, Presidenti Erdoğan tha: ”Populli im dëshiron dënim me vdekje apo jo? Cili është institucioni që vendos për këtë? Parlamenti i Madh i Turqisë. Pasi ata atje janë përfaqësuesit tuaj dhe legjislativi. Kërkesën tuaj ia kam përcjellë këtij institucioni dhe j’ua përcjell përsëri sot nga këtu. Këtë gjë duhet ta hapin për diskutim dhe më pas duhet të vendosin. Kur ky vendim të vijë përpara meje, po e them përsëri këtu mendimin tim, un këtë vendim e miratoj. Përse? Nga njëra anë në tentativën për grusht shteti humbëm 241 bijtë tanë. Këtu 54, në një tjetër ngjarje 16, vazhdimisht me veprime të tilla po humbim jetë njerëzish. Ata të cilët i vrasin do të shëtisin të lirë ose do të ushqehen në burgje. Vëllezër në shumë vende të botës sot ekziston dënimi me vdekje. Përveç disa vendeve në kontinentin Europian.”

”Nuk do të lejojmë aktivitetin e asnjë organizate terroriste në afërsi dhe në kufinjtë tanë”

”Nuk do të lejojmë aktivitetin e asnjë organizate terroriste në afërsi dhe në kufijtë tanë”, tha Presidenti Erdoğan dhe në vijim të fjalës së tij shtoi: ”Operacionet tona kundër organizatës terroriste PKK do të vazhdojë. Do të japim çdo lloj kontributi për pastrimin edhe të Irakut dhe të Sirisë nga organizata terroriste DAESH. Për këtë arsye jemi në Jerabulus. Për këtë arsye jemi në Bashika. Nëse do të jetë e nevojshme nuk do të mbetemi pa marrë përgjegjësi edhe në rajonet e tjera. Edhe për PYD e cila është krahu i armatosur i organizatës separatsite mbajmë të njëjtin qëndrim. Do të punojmë dhe të vazhdojmë luftën tonë deri sa rrënjët e saj të zhduken njëherë e përgjithmonë.”

”Pronarët e Jerabulus-it tani filluan të vendosen në të”

Duke theksuar se duke përdorur organizatat terroriste askush nuk do të gjunjëzojë popullin turk si dhe ata që i përdorin ata nuk po bëjnë gjë tjetër vetëm se po tërheqin siguresën e bombës që nesër një ditë do të plasë tek ta, Presidenti Erdoğan në vazhdim tha: ”Gaziantepi është shembulli më i mirë. Shikoni Jerabulus-in. Çfarë u bënë? Ishin duke shqetësuar qytetin tonë të Karkamış-it. Njëherë durim, dy herë durim, tre herë durim, dhjetë herë durim, durim, durim, mjaft me kaq. Atëherë do të bëhet çfarë të jetë e nevojshme. Tani shikoni se çfarë ndodhi. Jerablus-i u boshatis. Pronarët e vërtetë të Jerablus-it po kthehen në vendin e tyre. Do të japim të gjithë ndihmën e nevojshme në mënyrë që të gjithë vëllezërit tanë nga Jerabulus-i që ndodhen në Gaziantep të mund të shkojnë në shtëpitë e tyre. Jemi duke ndihmuar dhe do të vazhdojmë ta ndihmojmë Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS).”

”Qindra njerëz shënuan fitoren më të madhe të historisë”

Pas thirrjeve nga qytetarët ”Turqia është krenare me ju” Presidenti i Turqisë Erdoğan tha: ”Ne jemi krenar me ju. Ju qëndruat në këmbë dhe pa u lëkundur edhe pse mbi kokat tuaja qëndronin avionët F-16. Ata nuk ju përkulën, madje nuk arritën të ju përkulin as helikopterët, nuk ju përkulën as tanket. Dhatë shpirtë, dhatë gjak. Dhamë 241 dëshmor, 2.194 të tjerë u plagosën. Por nuk ndaluat. Dhe shikoni tashmë atë urë. U bë ura ‘Dëshmorët e 15 korrikut’.”

”Do të kërkojmë llogari për çdo pikë gjaku të derdhur”

Duke theksuar se deri dje terroristët kërcënonin qytetin e Karkamış-it Presidenti Erdoğan në vijim të fjalës së tij tha: ”Shikoni tashmë, ushtria jonë është duke i ndjekur nga pas tashmë këto terroristë. Ata do të ikin, ndërsa ne do ti ndjekim. Ky shtet nuk ka lënë as edhe pikën e gjakut të asnjë dëshmori pa i kërkuar llogari dhe nuk do të lërë asnjë pikë pa kërkuar llogari. Zemrat e të afërmeve të dëshmorëve të jenë të qeta.”

Presidenti Erdoğan në përfundim të fjalës së tij duke prekur edhe disa organizata terroriste në të shkuarën tha: ”Në të shkuarën ishte edhe një organizatë terroriste ASALA, organizatë terroriste armene e cila vriste diplomatët tanë në botë. Edhe tani disa organizata terroriste mundohen të gjejnë momentin që të sulmojnë biznesmenët tanë, forcat tona të armatosura, etj. Këta nuk kanë asnjë ndryshim nga të shkuarat. Por ky popull tregoi që edhe nëse mbi të vjen tanku, helikopteri apo avioni, ai nuk trembet.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit