2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Erdogan: Diskriminimi fetar dhe etnik ndaj refugjatëve, i trishtueshëm

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, tha se “në luftën kundër DAESH asnjë vend tjetër në botë nuk ndërmerr një luftë gjithëpërfshirëse dhe rezultatdhënëse sa Turqia. Teksa dikush nën pretekstin e DAESH po realizon në Siri projektet e tij, Turqia edhe pse përballet drejtpërdrejtë me sulmet e organizatës terroriste ka zgjedhur të marrë pjesë në anë të vëllezërve të saj të shtypur”.

Këto deklarata Presidenti Erdoğan, i ka bërë gjatë një ceremonie ku është nderuar me titullin “Doktor Honoris Kauza” nga Universiteti i Katarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan gjatë fjalimit është shprehur: “në luftën kundër DAESH asnjë vend tjetër në botë nuk ndërmerr një luftë gjithëpërfshirëse dhe rezultatdhënëse sa Turqia. Teksa dikush nën pretekstin e DAESH po realizon në Siri projektet e veta, Turqia edhe pse përballet drejtpërdrejtë me sulmet e organizatës terroriste ka zgjedhur të marrë pjesë në anë të vëllezërve të saj të shtypur”

Erdoğan ka vazhduar më tej duke thënë se do të vazhdojnë deri në fund me vendosmëri të qëndrojnë në anë të vëllezërve në rajonin e tyre dhe të luftojnë efektivisht kundër terrorizmit”.

Presidenti Erdoğan duke tërhequr vëmendjen se në botë ndodhen 60 milionë njerëz që janë detyruar të largohen nga vendet e tyre ku 20 milionë prej tyre ndodhen në statusin “refugjat” është shprehur më tej se:

“Të vëresh se pas qëndrimeve që përjashtojnë dhe mbyllin dyert ndaj refugjatëve qëndron diskriminimi fetar dhe etnik është jashtë mase i trishtueshëm. Të krahasosh terrorizmin me fenë ishërben më shumë terroristëve. Në të njëjtën mënyrë edhe të përjashtosh për shkak të feve dhe rrënjëve njerëzit që largohen nga terrorizmi dhe presioni drejt lirisë i shërben segmeteve që ushqehen nga retorika ndarëse. Çfarë thonë ‘Na dërgoni vetëm jo musimanët” thonë. Kemi dëgjuar edhe deklarata kur thonë se ‘Na dërgoni ata të cilët janë të kualifikuar” dhe se “mos na dërgoni ato që nuk janë të kualifikuar”. Ndërsa Turqia nuk bën asnjë dallim të tillë. Ne kemi marrë si ata që janë ashtu edhe ata që nuk janë muslimanë sepse ne i duam njërëzit e krijuar për hir të krijuesit. Ky është dallimi ynë. Turqia si një vend fqinj me Irakun dhe Sirinë që prej 5 vitesh po përballet me këtë tragjedi njerëzore. Ne këtë përgjegjësi njerëzore dhe morale e vazhdojmë me politikat tona me dyer të hapura ndaj këtyre njerëzve”.

– Ne kemi marrë një rol aktiv për zgjidhje të çështjeve rajonale dhe globale”

Presidenti Erdoğan duke shprehur se Sirianët në kohët e fundit i janë drejtuar Europës për arsyen se e kanë humbur plotësisht shpresën për të bërë një jetë njerëzore në vendin e tyre ka theksur ndër të tjera:

“Që në fillim të krizës e kemi shprehur dhe e shprehim se kjo krizë do të ndjehet nga një pozitë e gjërë gjeografike. Nuk do të mund të mundim krizën e refugjatëve nëse nuk gjendet një zgjidhje të vërtetë me ndryshimin e politikës. Kontributet e Turqisë në rajonin e sajë dhe në botë kundrejt stabilitetit dhe mirëqenies nuk janë të kufizuara vetëm me qëndrimet kundër krizës. Reformat që ne kemi realizuar në 13 vitet e fundit në vendin tonë kanë siguruar që qytetarët tanë të shikojnë me siguri të ardhmen. Në shumë platforma të formuara për zgjidhje të problemeve globale dhe rajonale marrim pjesë si anëtarë aktivë”.

Erdoğan duke shpjeguar se gjatë presidencës së G20 kanë treguar përpjekje për ndërtimin e një sistemi ekonomik më gjithëpërfshirës në masë globale ai tha se “sollëm në rendin e ditës në Samitin e Lideërve G20 në Antalya pikëpamjen tonë se nuk është i mundur zhvillimi ekonomik pa ndërtimin e një sistemi të paqes dhe stabilitetit global. Gjtihashtu në këtë samit sollëm në rend për herë të parë edhe “Women 20″ në lidhje me gratë”.

Presidenti Erdoğan në lidhje me politikën e jashtme që ndjek Turqia ka theksuar :

“Politika e jashtme e përqendruar në diplomacinë njerëzore që kemi ndjekur në Afrikë më së miri mund të tregohet me shembullin në Somali dhe Turqia ofron kontribute konstruktive në zgjidhjen e problemeve të vëllezërve tanë muslimanë në Paqësorin Aziatik. Në Filipinet jugore në procesin e paqes që vazhdon japim mbështetje me ftesën e përbashkët edhe të qeverisë Pifilipinave edhe të Frontit Çlirimtar Islamik Moro. Gjithashtu edhe në ngjarjet ku preken muslimanët Rohingya në Mianmar jemë ndër vendet e para që vendosim saktësisht reagimet që në ditën e parë. Dëshirojmë që në të gjithë punimet tona të shikojmë më shumë në anën tonë mbështetjen e fortë të miqëve tanë kryesisht të Katarit. Në nder të njerëzisë e kemi obligim që Islamin i cili është fe e paqes dhe që me të vërtetë i jep rëndësi të drejtës ta rivendosim në një situatë si një adresë e zgjidhjeve të problemeve të njerëzisë. Të gjithë sëbashku duhet të punojmë gjithmonë në çështjet si varfëria, sigurimin e ushqimeve, mjedisi dhe çështje themelore si të drejtat e njeriut dhe të jemi jo vende që ndjekin por që të ndiqemi. Ai që është i fortë nuk është ai që ka të drejtë, por ai që ka të drejtë është i fortë”.

Në ceremoni kanë qenë të pranishëm bashkëshortja e presidentit Erdoğan, Emine Erdoğan, Ministri i energjisë dhe burimeve natyrore Berat Albayrak, Ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikimit Binali Yıldırım, dhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Urban Fatma Güldemet Sarı.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit