Presidenti Erdoğan në Twiter ka publikuar mesazhin: “Përkujtoj në 6 vjetorin e vdekjes së tij me respekt dhe dhembshuri, kryeministrin e qeverisë së 54-t, mësuesin tonë të nderuar Prof. Dr. Necmettin Erbakan”
STAMBOLL (AA) – Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri Binali Yıldırım, nëpërmjet një mesazhi në Twitter përkujtuan 6 vjetorin e vdekjes të një prej ish-kryeministrave të Turqisë Prof. Dr. Necmettin Erbakan, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan në llogarinë e tij në Twiter ka publikuar mesazhin: “Përkujtoj në 6 vjetorin e vdekjes së tij me respekt dhe dhembshuri, kryeministrin e qeverisë së 54-t, mësuesin tonë të nderuar Prof. Dr. Necmettin Erbakan”.
Edhe kryeministri Yıldırım ka publikuar një mesazh
Gjithashtu edhe kryeministri Binali Yıldırım, ka publikuar një mesazh në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me përvjetorin e vdekjes së një prej ish kryeministrave të Turqisë Necmettin Erbakan.
“Përkujtoj me dhembshuri në 6 vjetorin e vdekjes së tij njeriun e shkencës dhe politikës që ka lënë gjurmë në historinë politike të Turqisë Prof. Dr. Necmettin Erbakan”, ka thënë Yıldırım në mesazhin e tij.