-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Erdoğan dhe shefi ekzekutiv i Space X diskutojnë për lançimin e satelitëve turq

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Shefi ekzekutiv i kompanisë hapësinore amerikane Space X, Elon Musk, arriti në Turqi të mërkurën për të diskutuar lançimin e dy satelitëve të rinj turq, raporton Anadolu Agency (AA).

“Elon Musk erdhi në Turqi për të diskutuar për lançimin e satelitëve Turksat 5A dhe 5B”, tha për AA zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın.

Ai u prit nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan në kompleksin presidencial në kryeqytetin turk Anakara.

Në takimin me dyer të mbyllura gjithashtu morën pjesë edhe Ministri turk i Teknologjisë, Faruk Özlü, dhe Ministri i Transportit, Ahmet Arslan.

Të enjten priten të zhvillohen diskutime për një marrëveshje me kompaninë për prodhimin e satelitëve të zgjedhur nga Turqia, Airbus Defence and Space, për të cilën Space-X është nën-furnizues, shtoi Kalın.

Turqia shpreson të lançojë Turksat 5A në hapësirë ​​deri në vitin 2020 dhe Turksat 5B deri në vitin 2021.

Një tjetër satelit, Turksat 6A, gjithashtu do të fillojë operacionet në vitet e ardhshme, duke rritur numrin e satelitëve aktivë të komunikimit të Turqisë në gjashtë, tha ai.

Kalın shtoi se projekti i shumëpritur për veturën e parë të prodhuar në Turqi, i shpalosur nga presidenti Erdoğan javën e kaluar, po ashtu është diskutuar me Musk, i cili gjithashtu është drejtues i autoprodhuesit amerikan Tesla.

“Kompania e Elon Musk është në fakt një kompani e energjisë së qëndrueshme. Pra, ne biseduam për tema si bateritë e gjeneratës së re, energjia diellore dhe energjia e erës”, tha ai.

“Ne gjithashtu diskutuam çështje si mënyra për të kapërcyer problemet e trafikut në zonat metropolitane, gërmimi i tuneleve dhe trafiku nëntokësor”, tha Kalın.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit