3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Erdogan dhe Netanjahu replika mes vete për Kudsin

Më të lexuarat

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka sulmuar Izraelin duke e quajtur atë shtet terrorist.

“Ne nuk do të largohemi nga mbështetja për Izraelin, nuk e lëmë në mëshirën e një vendi që kryen vrasjen e fëmijëve”, i tha Erdogan një turme në Turqinë qendrore, duke e akuzuar Izraelin se nuk ka vlera përveç “pushtimit dhe plaçkitjes”.

Por pak orë më vonë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ia ktheu atij duke i thënë:

“Unë nuk jam mësuar të marr leksione për moralin nga një udhëheqës i cili bombardon fshatarët kurdë, që burgos gazetarët, i cili ndihmon Iranin të kaloj sanksionet ndërkombëtare dhe që ndihmon militantët në Gaza”.

Kreu i shtetit turk, i cili ka thirrur një samit të vendeve islamike në Stamboll të mërkurën (13 dhjetor), premtoi të bënte gjithcka që është e mundur për të ndryshuar njohjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si kryeqytetin izraelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit