Presidenti Erdoğan, ka marrë pjesë në pritjen e zhvilluar për nder të krerëve të shteteve dhe qeverive anëtare të NATO-s, që është mbajtur në selinë e re të NATO-s
BRUKSEL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvillon një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan, ka marrë pjesë në pritjen e zhvilluar për nder të krerëve të shteteve dhe qeverive anëtare të NATO-s, që është mbajtur në selinë e re të NATO-s.
Ndërsa më pas bëhet e ditur se presidenti Erdoğan, në kuadër të takimeve dypalëshe në Bruksel ka zhvilluar një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Takimi i mbajtur me dyer të mbyllura për median ka zgjatur afërsisht 30 minuta.