Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se dëshiron që kriza Rusi-Ukrainë të zgjidhet në mënyrë paqësore.
Presidenti Erdogan u takua me të rinjtë në rrethin Trabzon.
Duke iu referuar krizës mes Rusisë dhe Ukrainës, Erdogan në përgjigje të vlerësimit të tij për strategjinë e politikës së jashtme theksoi se qëllimi i politikës së jashtme nuk është të prodhojë më shumë armiq, por të fitojë sa më shumë miq.
Ai rikujtoi se këtë muaj do të shkojë në Ukrainë dhe se në Turqi do të vijë edhe presidenti rus Vladimir Putin dhe vlerësoi krizën midis Rusisë dhe Ukrainës duke thënë: “Shqetësimi ynë i vetëm është të zgjidhim këtë problem midis Ukrainës dhe Rusisë… Ne nuk dëshirojmë kurrë që të ndodhë një luftë e tillë midis Rusisë dhe Ukrainës. Ky nuk do të ishte një zhvillim i mirë për rajonin. Shpresoj se do ta zgjidhim këtë në mënyrë paqësore”, tha Erdogan.