1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Erdoğan: Dëshirojmë mirëqenien dhe zhvillimin e Palestinës

Më të lexuarat


“Türkiye refuzon të gjitha veprimet që synojnë ndryshimin e statusit të Al-Quds (Jerusalemit), Xhamisë Al-Aksa”, tha Erdoğan pas takimit me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas në Ankara.


Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan ka siguruar mbështetje të plotë për Palestinën duke dhënë porosi të qarta se hapat e ndërmarra në marrëdhëniet e tyre me Izraelin nuk do ta pakësojnë në asnjë mënyrë interesin për çështjen palestineze.

Poashtu gjatë takimit të sotshëm me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas në pallatin Presidencial në Ankara, Erdoğan tha se qëllimi i vendit është të forcojë më tej lidhjet me Palestinën dhe se ai dëshiron mirëqenien dhe zhvillimin e këtij vendi.

“Türkiye refuzon të gjitha veprimet që synojnë ndryshimin e statusit të Al-Quds (Jerusalemit), Xhamisë Al-Aksa”, tha Erdoğan dhe shtoi: Ne ua kemi përcjellë këtë kolegëve tanë izraelitë.

Më tutje Erdoğan deklaroi që Türkiye e cila e ka njohur shtetin palestinez që nga shpallja e tij, mbron vizionin e saj për një zgjidhje me dy shtete në çdo platformë.

Ndërkaq, presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas pas takimit shprehu falënderime kolegut të tij, Erdoğan, për mbështetjen e Palestinëz.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit