“Unë dënoj edhe një tjetër herë sulmet që synojnë Arabinë Saudite”, deklaroi Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë një konference shtypi në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit përpara nisjes së tij për në Arabinë Duke përmendur goditjen e rafinerinë e naftës në kryeqytetin saudit muajin e kaluar, Erdogani u shpreh me këto fjalë: “Unë i dënoj edhe një tjetër herë sulmet me dronë dhe raketa që synojnë Arabinë Saudite.”
Kreu i shtetit turk theksoi se vizita e tij është manifestim i vullnetit të përbashkët të Ankarasë dhe Riadit për të nisur një epokë të re bashkëpunimi si dy vende vëllazërore.
“Me rastin e vizitës sime, ne do të shqyrtojmë të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Arabi Saudite”, tha ai duke shtuar se pjesë e agjendës në kuadër të vizitës së tij do të jenë edhe zhvillimet rajonale.
Gjatë konferencës për shtyp në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit përpara nisjes së tij për në Arabinë Saudite, Erdogani u ndal gjithashtu mbi shkëmbimin e të burgosurve (Trevor Reed dhe Konstantin Yaroshenko), operacion i kryer të mërkurën në kryeqytetin Ankara të Turqisë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Federatës Ruse.
“Ne urojmë që paqja në rajon të jetë afër. (Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio) Guterres më informoi se bisedimet po zhvillohen. (Presidenti rus Vladimir) Putin shprehu të njëjtin mendim dhe tha gjithashtu se përfshirja e OKB-së është pozitive”, u shpreh udhëheqësi turk.
Megjithatë – vijoi Presidenti Erdogan – arsyeja e telefonatës së Putinit ishte kapja e një shtetasi rus në SHBA dhe po kështu kapja e shtetasi amerikan në Rusi.
“Ne u angazhuam bashkë me MIT-in (Organizata Kombëtare e Inteligjencës). Putini na falënderoi në këtë drejtim dhe tha se duhet të mbajmë kontakte të ngushta gjithashtu në vazhdim dhe ta përfundojmë këtë proces pozitivisht”, deklaroi Erdogani mes të tjerash.
/trtshqip