5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Erdogan: “Brutalitet i paprecedentë” sulmi ndaj spitalit në Gaza

Më të lexuarat

“I kërkoj njerëzimit të marrë masa”, thekson presidenti turk

Sulmi në një spital plot me gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli më i fundit i politikave të Izraelit që janë plotësisht të zhveshur nga vlerat më themelore njerëzore, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan për bombardimin e spitalit të Gazës që vrau qindra.

“I kërkoj njerëzimit të ndërmarrë veprime për të ndalur këtë brutalitet të paprecedentë”, shtoi presidenti turk.

Në një zhvillim paralel, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Izraelit u bëri thirrje të gjithë izraelitëve që të largohen menjëherë nga Turqia, duke ngritur paralajmërimet e udhëtimit në nivelin më të lartë të mundshëm. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit