1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Erdoğan bisedoi me Mbretin e Malajzisë dhe Emirin e Katarit rreth sulmeve izraelite ndaj palestinezëve

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me mbretin e Malajzisë, Sultan Abdullah Riayatuddin Al-Mustafa Billah Shah, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të bërë nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, në bisedë janë trajtuar marrëdhëniet bilaterale dhe sulmet e Izraelit ndaj Mesxhid Al-Aksasë dhe palestinezëve.

Erdoğan, në bisedë, duke deklaruar se duhet vepruar së bashku kundër persekutimit që Izraeli ushtron ndaj palestinezëve duke sulmuar Mesxhid Al-Aksanë, theksoi bindjen se Turqia dhe Malajzia do të bashkëpunojnë së afërmi në të gjitha platformat përkatëse, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI), lidhur me këtë.

Presidenti Erdoğan gjithashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani.

Sipas njoftimit, në bisedë janë trajtuar marrëdhëniet bilaterale dhe sulmet e Izraelit ndaj Mesxhid Al-Aksasë dhe palestinezëve.

Erdoğan në bisedë theksoi rëndësinë e punimeve që Turqia dhe Katari do të zhvillojnë për të mobilizuar vendet e rajonit dhe komunitetin ndërkombëtar kundër sulmeve të Izraelit ndaj Kudsit, Mesxhid Al-Aksasë dhe palestinezëve. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit