1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Erdoğan biseda telefonike lidhur me krizën mes Katarit dhe shteteve arabe

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka realizuar një sërë bisedash telefonike lidhur me zhvillimet e fundit në krizën mes Katarit dhe disa vendeve arabe, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga burimet presidenciale, Erdoğan ka zhvilluar biseda telefonike me emirin e Katarit Shejh Tamim bin Hamad Al Thani, presidentin e Rusisë Vladimir Putin, emirin e Kuvajtit Shejh Sabah Al Ahmed Al Sabah dhe mbretin e Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz Al Saud.

Siç njoftohet, gjatë bisedave telefonike është theksuar rëndësia e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe e uljes së tensioneve aktuale përmes rrugës së dialogut dhe diplomacisë.

Mësohet se Erdoğan do t’i vazhdojë kontaktet e tij lidhur me këtë çështje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit