1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Erdogan: Benjamin Netanyahu kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë miku ynë

Më të lexuarat

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka folur në Bibliotekën Kombëtare Presidenciale në Ankara me të rinj nga qytete të ndryshme në Turqi si pjesë e programit “Bisedat e Bibliotekës”.

Në këtë drejtim, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Erdogan iu përgjigj pyetjeve të të rinjve mbi një numër temash sociale, politike dhe ekonomike, përfshirë luftën kundër pandemisë COVID-19.

“Ne kemi parë qartë ndryshimin midis mbylljes së pjesshme dhe mbylljes së plotë. Tani qëllimi ynë është të zvogëlojmë numrin e të infektuarve në 5,000 raste. Do të jetë shumë më e lehtë për ne pasi ta zvogëlojmë numrin në 5,000″, ka thënë Erdogan.

Ndërsa duke folur për sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës, ai ka folur edhe për rolin e vendit të tij në këtë çështje.

“Tani kemi edhe politikanë që janë kaq të pamoralshëm dhe pa asnjë pikë turpi më vendosin në të njëjtin nivel me Netanyahun”, tha Erdogan, duke shtuar se gjatë karrierës së tij politike 40-vjeçare ai ka kundërshtuar vazhdimisht njerëz si Benjamin Netanyahu, në mënyra të ndryshme.

“Unë gjithashtu kam pasur një rast me presidentin izraelit (Shimon Peres) në Davos. E gjithë bota e di për përgjigjen time ndaj presidentit të atëhershëm izraelit”, ka thënë Erdogan, duke shtuar: “Benjamin Netanyahu nuk ka qenë kurrë, as nuk do të jetë miku ynë. Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër Netanyahut si më parë”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit