1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Erdogan: BE po na mashtron që nga viti 1963

Më të lexuarat

Kryetari turk Rexhep Taip Erdogan thotë se Turqia e ka merituar kaherë Marrëveshjen e Schengenit dhe e ka akuzuar BE-në për, siç ka thënë ai, jo sinqeritet në procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE.

“Ne, në të vërtetë, e kemi merituar Marrëveshjen e Schengenit kaherë. Ne zyrtarisht e kemi dorëzuar kërkesën për anëtarësim në vitin 1963 dhe gjatë këtij procesi BE gjithmonë na ka mashtruari”, ka thënë Erdogan për televizionin shtetëror TRT.

“BE kurrë nuk ka qenë i sinqertë”, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.

Turqia dhe BE kohë më parë arritur marrëveshjen për ndalimin e valës së migrantëve në Evropës sipas së cilës Ankaraja ka kërkuar liberalizimin e vizave për qytetarët e vet deri në fund të qershorit, përshpejtimin e negociatave për anëtarësim si dhe ndihmë financiare.

Ankaraja, si kompensim do të pranojë migrantët ilegalë që kanë kaluar në Greqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit