1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Erdoğan: BE dhe Këshilli për Refugjatë i OKB nuk mbajtën premtimet

Më të lexuarat

“Shpresojmë që me eliminimin total të mbetjeve të FETO-s dhe forcave të tjera të fshehta rruga dhe fati i Turqisë do të jetë edhe më i hapur”, tha në fjalën e tij Erdoğan

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në takimin ndërkombëtar të Avokatit të Popullit në Qendrën kombëtare të Kongreseve dhe të Kulturës Beştepe në Ankara tha se “Aktualisht në vendin tonë strehojmë dhe kujdesemi për 3 milionë refugjatë sirianë dhe irakianë. Shpenzimet e deritanishme kanë arritur në 26 miliardë dollarë. Fatkeqësisht as BE-ja as Këshilli për Refugjatë i OKB-së nuk kanë mbajtur premtimet e dhëna. Japin apo nuk japin këta, ne do të vazhdojmë të mirëpresim në shtëpinë tonë këta njerëz të cilët largohen nga armët, dhe bombat fuçi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Më tej Erdoğan tha se “Ngjarjet e dhimbshme që kemi përjetuar në vitet e fundit teksa Halepi, Bagdadi, Mosuli digjen, tregojnë se Antepi, Brukseli dhe Berlini nuk do të jenë të qetë”.

“Atëherë është e qartë ajo që duhet bërë. Janë të qarta zgjidhjet që do të pengojnë që Mesdheu i cili ka përpirë dhjetëra mijëra refugjatë të shndërrohen në një varrezë të madhe. Themi se nuk do të mund kapërcejmë problemin e refugjatëve dhe të migrimit pa bërë sakrifica, pa ndarë përgjegjësitë, pa ndryshuar rregullin shfrytëzues të përgjakshëm që është ngritur. Themi se përshkallëzimet politike që nxisin tensionet etnike, fetare dhe sektare në emër të interesave ekonomike nuk janë zgjidhje e problemeve të përjetuara”, tha Erdoğan.

Ndërsa në lidhje me luftën kundër DEASH-it presidenti turk thekson se “Ata që luftojnë kundër DEASH-it jemi ne por perëndimi shprehet se ‘Turqia ofron mbështetje DEASH-it‘. Aktualisht jemi ne që po luftojmë kundër DEASH-it, ne kemi dhënë dëshmorë në Siri, Ushtria e Lirë Siriane ka dhënë dëshmorë, por në të njëjtën kohë ne kemi vrarë edhe më shumë se 3 mijë pjesëtarë të DEASH-it në Siri. Dhe, do të vazhdojmë ta bëjmë sepse këto përbëjnë kërcënim për ne”.

“Ne gjithashtu merremi edhe me mbetjet e Turqisë së vjetër të cilët pëlqejnë gjuetinë në mot me mjegull që të gjitha shpresat i kanë varur tek kriza dhe kaosi. Shpresojmë që me eliminimin total të mbetjeve të FETO-s dhe forcave të tjera të fshehta rruga dhe fati i Turqisë do të jetë edhe më i hapur”, tha në fjalën e tij Erdoğan.

Më tej në fjalën e tij presidenti Erdoğan ka theksuar se “Drejtësia, kushtetuta dhe ligjet nuk janë interpretuar nga pikëpamja inovative, objektive dhe si të pajtueshme, por janë interpretuar plotësisht me një pikëpamje ideologjike dhe ruajtjes së gjendjes ekzistuese”.

“Këto që përjetojmë nuk janë ngjarje të një historie të panjohur, të një kaluare të largët por janë vetëm ngjarje para 3-5 vitesh. Të jeni të sigurtë sikur ne të mos qëndronim të fortë, sikur të mos vendosnim gjoksin përballë, nuk do të mund të realizonim as edhe një të dhjetën e atyre që janë bërë në këtë vend”, tha presidenti Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit