27.6 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

Erdogan: Bashkë me shqiptarët dhe boshnjakët jemi 80 milionë

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka folur para mijëra qytetarëve në qytetin e Bursës.

Erdogan ka folur rreth operacionit kundër militantëve kurd në Siri, ku ka filluar të bombardojë përmes aeroplanëve caqet e tyre.

“Ne do ta përfundojmë operacionin në një kohë shumë të shkurtër”, tha Erdogan rreth operacionit në Afrin.

Erdogan, i cili dha edhe një mesazh uniteti, nuk harroi shqiptarët dhe boshnjakët.

Presidenti turk numëroi minoritetet që jetojnë brenda Turqisë, duke thënë se të gjithë janë një.

“Nuk ka ndarje këtu. Këtu ka vetëm unitet. Këtu ekziston vetëm një komb. Ne jemi 80 milionë turq, kurd, laz, çerkez, gjeorgjian, romë, boshnjak dhe shqiptar”, tha lideri turk

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit