1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Erdoğan: Ata të cilët mundohen të na ndajnë nuk do t’ia arrijnë qëllimit

Më të lexuarat

Realisht këta nuk kanë asnjë lidhje me Islamin. Vendi i tyre është xhehennemi. Sepse kush vret një njeri në këtë botë është njëlloj sikur të vrasë të gjithë botën.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur gjatë ceremonisë së inaugurimit të xhamisë “Fethiye-Hasan Gümüşdağ” në Stamboll, tha se “Ata të cilët mundohen të na ndajnë nuk do t’ia arrijnë dot qëllimit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë fjalës së tij Erdoğan u shpreh: “Çdo ditë jemi duke përparuar. Do të shkojmë edhe më larg pasi ngjitja dhe kalimi i civilizimeve bashkëkohore nuk bëhet me fjalë. Bëhet duke prodhuar, duke investuar, me infrastrukturë dhe ndërtim.”

“Me shumë mundësi e ka bërë DAESH-i”

Në lidhje me sulmin terrorist në aeroportin Ataturk të Stambollit, Erdoğan tha: “E patë atë që ndodhi në aeroport dhe me shumë mundësi kjo është punë e DAESH-it. Këta thonë që këtë gjë e bëjnë në emër të Islamit. Realisht këta nuk kanë asnjë lidhje me Islamin. Vendi i tyre është xhehennemi. Sepse kush vret një njeri në këtë botë është njëlloj sikur të vrasë të gjithë botën. Këta njerëz janë pa faj, janë fëmijë, gra dhe pleq… Ata udhëtojnë dhe pa ditur dhe pa mëndje papritmas ndodhen përballë vdekjes. Nuk keni të drejtë për një gjë të tillë.”

“Ditët tona të paqme janë afër”

Duke nënvizuar se nuk do të lëshojnë fare pe në luftën kundër terrorizmit, Presidenti Erdoğan në vijim të fjalës së tij tha: “Herët ose vonë këtë punë do ta përfundojmë. Ditët e paqme janë afër. Këta nuk kanë synim të duan vëllain tim kurd. Përkundrazi këta janë armiqtë e tyre dhe deri më sot nuk kanë bërë asnjë gjë në atë rajon. Tashmë pas heqjes së imuniteteve do të japin llogari të gjithë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit