-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Erdogan: Ata që ushqejnë armiqësi do t’i shkelim dhe shtypim

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka folur rreth atyre që dëshirojnë të jenë miq me Turqinë dhe atyre që nuk e dëshirojnë Turqinë.

Presidenti Erdogan ka thënë se ata i kanë zemrat e hapura dhe për ata që tregojnë miqësi me ne, ndërsa ata që ushqejnë armiqësi ne i shtypim.

“Ne i kemi zemrat dhe krahët e hapur për ata që tregojnë miqësi me ne. Ndërsa i shkelim dhe i shtypin përsipër ata që ushqejnë armiqësi ndaj nesh dhe që kërcënojnë pavarësinë tonë dhe të ardhmen tonë. Duke mos vërejtur as identitetin dhe as madhësinë e tyre këtë e bëjmë me ndihmën e Allahut, me guximin e popullit tonë dhe duanë e miqve tanë”, tha në fjalën e tij presidenti Erdogan.

Po ashtu presidenti Erdogan është shprehur se “Disa thonë se ‘është kufizuar aftësia e lëvizjeve diplomatike’. Jo përkundrazi, në asnjë çështje pa praninë tonë në tryezë është e pamundur të merren vendime në lidhje me rajonin tonë”, është shprehur Erdogan në Kongresin e 6-të të zakonshëm të AK Partisë në Ankara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit