Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan lidhur me operacionin “Dega e Ullirit”, tha se ata të cilët kanë provokuar kufijtë e Turqisë do të paguajnë shtrenjtë çmimin e kësaj
ÇORUM (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan lidhur me operacionin “Dega e Ullirit”, tha se ata të cilët kanë provokuar kufijtë e Turqisë do të paguajnë shtrenjtë çmimin e kësaj, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan gjatë fjalimit të tij në qytetin Çorum të Turqisë tha se në 9 ditët e operacionit “Dega e Ullirit” deri më tani janë neutralizuar 484 terroristë. “Përkundër të gjitha kushteve të vështira Mehmeti (ushtria turke) po ecën dhe do të vazhdojë të ecë”, tha Erdoğan.
Ai tha se ushtria turke po përparojnë në arritjen e qëllimit duke i mposhtur malet. “Këta po mendojnë që i biri i turkut nuk mund të përballet me këta terroristë të ulët që kushtojnë pesë pare. Këta po mendojnë që PKK-ja, DEASH-i, FETO, PYD-ja, YPG-ja mund të zhbindin. Çfarë ndodhi? Ne tani kemi 20 dëshmorë nga ULS-ja dhe Mehmetçiku. Por, shiko 484 (terroristë të neutralizuar), këto janë ende ditët e mira. Do ta paguajnë shtrenjtë çmimin”, tha Erdoğan.
Duke vënë në dukje se ata të cilët kanë provokuar kufijtë e Turqisë do të paguajnë shtrenjtë çmimin e kësaj, Erdoğan tha se lufta në Afrin do të vazhdojë edhe në Munbixh.
“Edhe atje ka njerëz të shtypur dhe viktima. Ka të shtypur dhe viktima të cilët janë detyruar të ikin nga Halepi. Të gjithë tani po luten duke thënë se ‘Kur do të vijë Mehmetçiku’. Ata në Azez po thonë ‘Erdhi Mehmetçiku’. Azezi tani është në qetësi, ashtu si Jarabulusi, Rai, El Babi. Shpresojmë se tani do të vazhdojë ndërtimi dhe gjallërimi i atyre vendeve. Edhe ato do t’i kryejmë”, tha Erdoğan.
Presidenti Erdoğan vuri në dukje se nuk njohin shtet tjetër përveç Republikës së Turqisë. “Prej nga ka dalë ai? Po thoka shtet paralel. Shikoje të pasjellshmin. Atëherë çfarë kërkon t’i në Pensilvani? Domethënë shteti paralel i këtij qenka në Pensilvani. Atje e paska formuar. Atij i paskan dhënë 400 akra tokë. Atje po e menaxhon punën. Atje janë villat. Kudo që të ikni ne jemi prapa jush, po ju ndjekim”, tha presidenti turk.
Ai kërkoi nga qytetarët që të njoftojnë autoritetet kompetente në rast se njohin pjesëtarë të organizatës terroriste FETO. “Këta kanë ndarë, kanë copëtuar ummetin. Për këtë arsye sapo që i shihni këta njoftoni gjyqësorin, prokurorinë. Sepse ne nuk mund të merremi më shumë me problemet këtyre. Ende janë duke realizuar seanca të mallkimeve. Muslimani nuk është një njeri i thjeshtë. Çfarë thotë i dashuri Profeti ynë (Muslimani është ai nga dora dhe gjuha e të cilit janë të sigurtë muslimanët)”, thekson Erdoğan.