-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Erdogan ashpërson gjuhën: Rusia po ma humb durimin

Më të lexuarat

NATO ka refuzuar ta pranojë si të vërtetë sqarimin e Moskës se avionët e saj cenuan hapësirën ajrore të vendit anëtar të Aleancës gjatë vikendit si pjesë e një gabimi. Po ashtu, Aleanca Veri-Atlantike është ankuar se Rusia ka filluar të dërgojë trupa tokësore në Siri.
Me zgjerimin e operacioneve të Rusisë në qytetin antik të Palmiras, presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan ka thënë se po humbet durimin me cenimin e hapësirës ajrore nga forcat ajrore të Rusisë, transmeton Indeksonline.

“Sulmi ndaj Turqisë është sulm ndaj NATO-s”, ka thënë Erdogan në një konferencë për shtyp nga Brukseli.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se Aleanca ka informata se Rusia po integron ushtrinë në Siri në mënyrë substanciale, përfshi dërgimin e trupave tokësore dhe anijeve në Mesdheun lindor.

“Nuk do të spekuloj mbi motivet, por ky nuk duket si një aksident, pasi deri tani kemi parë dy të njëjtë”, ka thënë Stoltenberg në lidhje me depërtimin e avionëve rus në hapësirën ajrore të Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit